Një grua që mendonte se po e rezervonte një hotel me një pishinë të madhe, nuk mund të përmbahej, përveçse të qeshte dhe të shpërndante fotografitë, sapo arriti atje.

Kjo pasi që, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, çfarë ajo pa, ishte vetëm një vaskë.


x1 5

Bëhet fjalë për Jenny Kershaw nga Manchester, Angli, e cila shfrytëzoi rrjetet sociale për të ndarë imazhet e një “pishine të një hoteli”, të paraqitur në një reklamë online, krahas fotografisë së saj për atë që doli të ishte një vaskë.

x2 5

Siç supozohet, ky mashtrim ishte bërë me mençuri, pasi që “pishina dukej e madhe”, për shkak të këndit në të cilin ishte bërë fotografi.

x3 4

Gjithsesi, fotografitë kanë marrë shumë reagime në rrjetet sociale. Në vetëm pesë ditë, posti ka marrë më shumë se 150,000 'pëlqime'. /Telegrafi/

x4 2