LAJMI I FUNDIT:

Kisha Ortodokse Bullgare pranon të bëhet kishë amë e Kishës Ortodokse të Maqedonisë

Kisha Ortodokse Bullgare pranon të bëhet kishë amë e Kishës Ortodokse të Maqedonisë

Kisha Ortodokse Bullgare (KOB) ka pranuar të bëhet Kishë Amë e Kishës Ortodokse të Maqedonisë (KOM) dhe Kryedioqeza e Ohrit dhe të ndërmjetësojë në botën ortodokse për njohjen e autoqefalisë së saj.

Sinodi i Kishës Ortodokse Bullgare zhvilloi një takim me të gjithë anëtarët e saj, ku ata vendosën të formojnë një komitet prej gjashtë anëtarëve të cilët do të negociojë me Kishën maqedonase dhe me kishat e tjera ortodokse për zgjidhjen përfundimtare të statusit të KOM-it, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vendimin e Sinodit të KOB-së, nuk ka të dhëna konkrete nëse në ndërkohë peshkopët bullgar do të fillojnë të punojnë me peshkopët maqedonas.

KOM javën e kaluar dërgoi letër tek KOB, ku kërkoi të pranohet autoqefalia e kishës, ndërsa KOB të jetë kisha amë e saj./Telegrafi/