Mickoski: Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje në çdo kohë

hristijan mickoski hristijan mickoski

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, u pyet sot nga gazetarët nëse mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Ai tha se synim është që kjo qeveri ta kryej mandatin e plotë, mirëpo si parti janë gati në çdo kohë për zgjedhje të reja.
“Ne synojmë një mandat të plotë, domethënë katër vjet. Tani, nëse ka forca politike dhe një shumicë në Parlament, OBRM-PDUKM është gati të shkojë në zgjedhje në çdo kohë”, deklaroi Mickoski.
Pyetja e gazetarëve erdhi pas disa anketave virale të publikuara sot nga disa parti në pushtet dhe opozitë, ku sipas shifrave OBRM-PDUKM kishte përkrahje dukshëm më të madhe se LSDM, si dhe BDI përkrahje më të madhe se VLEN-i.
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































