LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian: Shumë njerëz më këshilluan që të mos takohem me Trump, po nuk i rash pishman sepse ai bëri gjëra të mahnitshme për të burgosurit

Kim Kardashian: Shumë njerëz më këshilluan që të mos takohem me Trump, po nuk i rash pishman sepse ai bëri gjëra të mahnitshme për të burgosurit
Kim Krdashian dhe Donald Trump (Foto: Alex Wong/Getty Images/Guliver)

Kim Kardashian ka thënë se nuk ndjen keqardhje për takimin me Presidentin Trump, sepse ai ka bërë ‘gjëra të mahnitshme’ për reformën në burg.

Ylli i “Keeping Up with the Kardashians”, 39 vjeçe, u shoqërua nga burri i saj mbështetës i Trumpit, Kanye West dhe nëna e saj, Kris Jenner në takim, shkruan DailyMail.


Ndërsa ajo foli në Konferencën e “New York Times DealBook” të mërkurën, Kim tha se do të rrezikonte reputacionin e saj duke u takuar me Trumpin, për t’i ndihmuar në qëllimet e saj për të përmirësuar sistemin e drejtësisë penale.

Kim Kardashian West dhe Donald Trump (Foto: Alex Wong/Getty Images/Guliver)

Sipas Yahoo, ajo tha: “Unë përqëndrohem në reformën e burgjeve dhe Presidenti ka bërë gjëra të mahnitshme në reformën e burgut”.

Këshilltarët e Trump, Ivanka Trump dhe Jared Kushner caktuan vizitën me yllin e reallity show-t, dhe Kim tha që ajo e dinte saktësisht se ku po hynte.

Kim Kardashian padit për 10 milionë dollarë aplikacionin iHandy: Si guxoni ta përdorni fotografinë time pa autorizim?
Lexo po ashtu Kim Kardashian padit për 10 milionë dollarë aplikacionin iHandy: Si guxoni ta përdorni fotografinë time pa autorizim?

Ajo tha se nuk kishte kuptim për të kur u këshillua të mos takohej me Trump.

Kim tha: “Unë isha si: nëse dikush mund të dalë nga burgu dhe ta kthejë jetën e tij përkundrejt reputacionit tim për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë – kur ka vetëm një person në këtë planet që mund të marrë vendimin dhe ai do të ishte presidenti – dhe kjo ishte madje një pyetje për median, që thjesht nuk kishte kuptim për mua”.

Kim Kardashian West (Foto: Lars Niki/Getty Images/Guliver)

Nëna e katër fëmijëve, e cila aktualisht është duke u përgatitur për të marrë provimin e studimit juridik në Kaliforni, foli për hapjen e një firme juridike një ditë në të ardhmen.

Ajo tha: “Shpresoj që një ditë të krijoj një firmë që do të ndihmojë reformën në burgje. Do të më pëlqente të punësoja këta burra dhe gra që janë prapa hekurave, sepse ata e njohin ligjin më mirë se shumica e avokatëve”.

Kim, e cila paguhet për gjërat që publikon në rrjetet sociale për të promovuar marka të ndryshme, tha që tani i konsideron më shumë ofertat që merr.

Kim Kardashian West dhe Donald Trump (Foto: Alex Wong/Getty Images/Guliver)

Ajo tha: “Nëse unë kam një postim të paguar në rrjetet sociale mendoj: ‘Në rregull, mirë kjo mund të financojë sasinë e njerëzve që janë prapa hekurave, që mund të ndihmojnë në lirimin e tyre me tarifa të thjeshta ligjore që ata thjesht nuk mund t’i përballojnë, atëherë kjo do të ia vlente për mua, edhe nëse postimi mund të ishte i lirë dhe për një markë jo shumë të njohur.

“Unë me të vërtetë tani i peshoj gjëra më ndryshe se dikur”, ka treguar më tej Kardashian. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori