Kim Kardashian është parë duke shijuar një pushim familjar në Karaibe këtë javë, mes raporteve se ajo po përgatitej për një betejë ligjore për divorc me bashkëshortin Kanye West.

Ylli i “Keeping Up with the Kardashians” duket se po shijonte ca kohë për veten mes 'divorcit të tyre të afërt', meqë zgjodhi një udhëtim në ishujt Turk dhe Caicos.


Ajo u fotografua në plazh të enjten me një palë bikini prej lëkure gjarpri, teksa ishte në një shëtitje me motrat dhe vajzat e tyre, duke marrë një varkë në ujin e mrekullueshëm blu.

38685586 9206267 Beach babes Kim Kardashian hit the beach Saturday in some skinti a 134 1612067907573 Foto: Backgrid

40 vjeçarja dukej në formë të mahnitshme, siç tashmë shquhet për format e bujshme trupore.

Motra Kourtney Kardashian, 41 vjeçe, po ashtu ishte parë pranë Kim në një palë bikini ngjyrë portokalli.

Ajo kompletoi dukjen me një palë syze dielli e një kapelë të posaçme për plazh.

38685552 9206267 Snake queen The 40 year old dressed her signature curves in a ba a 135 1612067907894 Foto: Backgrid

Të njëjtat gjithashtu u shoqëruan për shëtitje nga Anastasia 'Stassie' Karanikolaou, 23 vjeçe dhe ish-ndihmësja e Kylie, Victoria Villarroel, 28 vjeçe.

Nuk ishin të pranishme për shëtitje motrat Khloe Kardashian, 36 vjeçe dhe Kylie Jenner, 23 vjeçe, të cilat gjithashtu udhëtuan bashkë me to.

Nënat kishin me vete në udhëtim fëmijët, vajzën e Kim Chicago, tre vjeçe si dhe vajzën e Kylie, Storm, e cila festoi ditëlindjen e tretë të hënën, 1 shkurt.

38685588 9206267 All aboard The group chartered a speedboat which they took out o a 157 1612067909131 Foto: Backgrid

Kim thuhet se shpreson të ndajë gjërat me bashkëshortin Kanye West në mënyrë të barabartë, pasi kanë së bashku katër miliardë dollarë. /Telegrafi/