Kim Kardashian bëri një tjetër paraqitje magjepsëse gjatë Javës së Modës në Milano.

41-vjeçarja vendosi në fokus të pasmet e saj e veshur me një fustan të zi me material gome, shkruan DailyMail.

Duke treguar figurën e saj të bujshme të trupit, nëna e katër fëmijëve i mahniti të gjithë me fustanin e zi të ngushtë, që njëherësh theksonte dhe belin e saj të ngushtë.

Veshja që binte në sy përfshinte një palë doreza gome, të cilat kompletonin pamjen e saj.

Motrat Hadid marrin gjithë vëmendjen me paraqitjen e tyre në Javën e Modës në Milano Motrat Hadid marrin gjithë vëmendjen me paraqitjen e tyre në Javën e Modës në Milano

Kim i shtoi magjepsje dukjes së saj me flokët e zeza, të kapura në stilin topuz.

Më herët gjatë ditës, Kim u shfaq e veshur me një xhaketë me kostum të zi elegant dhe një palë taka të zeza.

Reklama
Reklama

Për aksesorë, ajo zgjodhi një palë doreza të kaltra.

Duke u shfaqur pa makijazh, sipërmarrësja miliardere vuri edhe më shumë në pah bukurinë e saj natyrale.

Rita Ora lë prapa hatërmbetjet me familjen Kardashian, takohet me Kimin në Javën e Modës në Milano Rita Ora lë prapa hatërmbetjet me familjen Kardashian, takohet me Kimin në Javën e Modës në Milano

Një ditë më parë, Kardashian u pa e veshur me një kostum të gjelbër në një prej sfilatave të Javës së Modës në Milano.

Ajo po tregonte mbështetjen e saj për motrën e saj Kendall, 26 vjeçe, ndërsa ajo udhëhoqi sfilatën e koleksionit vjeshtë/dimër të markës “Prada”.

Në këtë event, ajo u takua edhe me këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila vite më parë ka qenë në lidhje me vëllain e saj, Rob Kardashian.

Reklama

Ato treguan se vazhdojnë të ruajnë raporte të mira me njëra-tjetrën, pavarësisht asaj çfarë ka ndodhur në të kaluarën. /Telegrafi/

Reklama