Kim Kardashian duke se nuk i kanë bërë përshtypje kritikat e ish–bashkëshortit të saj Kanye West pasi të premten (7 tetor) u shfaq provokuese në Instagram.

41-vjeçarja postoi disa imazhe të reja ku ajo kishte veshur një kostum me ngjyrë të zezë të ngushtë që ia theksonte gjoksin dhe i nxirrte në pah belin e saj të hollë për një fushatë të re promovuese për markën e saj të veshjeve “Skims”.


Kjo vjen pasi reperja shpërtheu me kritika ndaj kampanjave promovuese të saj duke i quajtur si 'tepër të seksualizuara'.

63240661 11292943 She is the boss Kanye not you The 41 year old siren posted sever a 174 1665174706827

Megjithatë, nëna e katër fëmijëve vazhdoi të dukej joshëse në imazhet e reja.

Pjesa e sipërme e dekoltesë në formë V kishte rripa të hollë dhe një pjesë të ngushtë me zinxhir që ia vinte në pah gjoksin ndërkohë pjesa tjetër ia theksonte linjat e formësuara.

63240667 11292943 Don t mess with Kimmy Kim Kardashian was not listening to her ex m 173 1665174699273

Ylli televiziv tërhoqi flokët e saj bionde dhe pa makijazh teksa realizoi fotot pranë një dollapi veshjes në shtëpinë e saj.

Reperi 45-vjeçar së fundmi në një paraqitje në Fox News, tha se industria e modës ka kërkuar të seksualizojë ish-gruan e tij pavarësisht arritjeve të saj.

63240671 11292943 image a 168 1665174288289

“Kim është një e krishterë, por ajo ka njerëz që duan që ajo të shkojë të nxjerrë jashtë të pasmet, ndërsa ajo është një multi-miliardere 40 vjeçare me katër fëmijë me ngjyrë dhe kështu është moda… si duan ta prezantojnë atë”, tha ai.

West, i cili ka katër fëmijë me Kim , ishte gjithashtu kritik ndaj marketingut të markës së veshjeve të modeleve të ish-bashkëshortes së tij, “Skims”.

63240673 11292943 image a 151 1665174287759

“Kam pasur shumë probleme me imazhet e Skims. Ndjeva se kishte shumë imazhe që ishin tepër të seksualizuara dhe gjëra që nuk do të doja të shihja gruan time dhe definitivisht jo vajzat e mia të bënin në të ardhmen për të shitur produktin. Por ajo arrin një nivel tjetër kur thua, "OK, kjo është ajo që po bën gruaja ime. Kjo është ajo që ajo po bën për fëmijët tanë”, ka deklaruar reperi.

West tha gjithashtu se i dashuri i Kris Jenner, Corey Gamble dhe redaktorja e Vogue, Gabriella Karefa-Johnson, kanë një ndikim të caktuar tek ish-gruaja e tij. /Telegrafi/

63241069 11292943 image m 172 1665174675036

63241323 11292943 image m 178 1665174969303