LAJMI I FUNDIT:

Kim ishte ankuar te burri i saj se ndihej e pasigurt, para se të ndodhte vjedhja

Kim ishte ankuar te burri i saj se ndihej e pasigurt, para se të ndodhte vjedhja

Kim Kardashian e kishte paralajmëruar burrin e saj, Kanye West, se nuk ndihej e sigurt para përvojës së hidhur të saj në Paris.

Ylli amerikan, e cila ishte lidhur dhe grabitur duke iu mbajtur edhe një armë në kokë javën e kaluar – është raportuar se është ndier shumë e pasigurt në lidhje me sigurinë e saj personale.


Grabitja në rezidencën e Kim: Pesë gjërat që ndodhën në mbrëmjen tmerruese (Foto)
Lexo po ashtu Grabitja në rezidencën e Kim: Pesë gjërat që ndodhën në mbrëmjen tmerruese (Foto)

“Kim ka debatuar me Kanyen për zvogëlimin e numrit të stafit të saj të sigurisë duke i thënë disa here se ajo nuk ndihej e sigurt duke insistuar se duhej vënë sigurinë e saj para xhelozisë”, ka thënë një burim për Closer.

Kim e fajëson burrin e saj se ia ka zvogëluar stafin e sigurisë.
Kim e fajëson burrin e saj se ia ka zvogëluar stafin e sigurisë.

Madje, mediat thonë se 35-vjeçarja e ka akuzuar burrin e saj se ka qenë fajtor për incidentin, transmeton Klan Kosova.

Kim Kardashian dhe Kanye West ende të tronditur nga ngjarja në Paris, shikoni si dalin nga apartamenti i tyre (Foto)
Lexo po ashtu Kim Kardashian dhe Kanye West ende të tronditur nga ngjarja në Paris, shikoni si dalin nga apartamenti i tyre (Foto)

“Ajo e ka akuzuar atë se ishte ai që e ka vendosur atë në atë situatë shumë të rëndë dhe ishte ajo që ka përfunduar në duart e hajdutëve për shkak të xhelozisë së tij duke paguar kështu çmimin e mosbesimit të tij. Ajo ndihej e tradhtuar”, ka thënë ky burim.

Hajdutët kanë vjedhur një kuti me stoli dhe një unazë tejet të shtrenjtë – ndërsa policia ka raportuar se shuma totale e gjësendeve që janë vjedhur nga Kardashian arrin shifrën prej 11 milionë dollarësh.

Truproja i Kim kërcënon hajnat: Do t’ju gjejmë, jua jap fjalën për këtë! – por ku ndodhej ai kur i nevojitej më së shumti?! (Foto)
Lexo po ashtu Truproja i Kim kërcënon hajnat: Do t’ju gjejmë, jua jap fjalën për këtë! – por ku ndodhej ai kur i nevojitej më së shumti?! (Foto)