LAJMI I FUNDIT:

Kim dhe Khloe Kardashian thonë se nuk mund të ndalojnë së qari pasi motra e tyre Kylie Jenner njoftoi se është shtatzënë

Kim dhe Khloe Kardashian thonë se nuk mund të ndalojnë së qari pasi motra e tyre Kylie Jenner njoftoi se është shtatzënë
Foto: ETonline

Videoja emocionale e njoftimit të shtatzënisë së Kylie Jenner e përloti familjen e saj, ndërsa publikuan momentin kur ajo zbuloi se ishte në pritje të bëhet nënë përsëri.

Postimi i fundit i sipërmarrëses së famshme, ku konfirmoi se ajo dhe i dashuri i saj, Travis Scott, po presin një tjetër fëmijë, mori përgjigje të përzemërta nga motra e saj, Kendall dhe gjysmë-motrat Kourtney, Kim dhe Khloe Kardashian, shkruan DailyMail.


Motra e madhe, 42-vjeçarja Kourtney komentoi se ajo po “qante” ndërsa shkruante se postimi i motrës së saj të vogël “është kaq i bukur”.

Foto: DailyMail

Themeluesja e Poosh, e cila po takohet me Travis Barker, iu referua me dashuri themelueses së Kylie Cosmetics si “motrës e bekuar engjëllore” me një ‘emoji’ të zemrës së kuqe.

Kylie Jenner konfirmon shtatzëninë e dytë, ndërsa ndan me fansat video nga vizita e parë te gjinekologu
Lexo po ashtu Kylie Jenner konfirmon shtatzëninë e dytë, ndërsa ndan me fansat video nga vizita e parë te gjinekologu

Ndërkohë, 40-vjeçarja Kim tha: “Duke qarë”, para se të ndante pamjet në rrjetet e saja sociale me mbishkrimin: “O Zot edhe më shumë foshnja! Më shumë kushërinj”.

Foto: DailyMail

Kendall, e cila e postoi videon në InstaStory, komentoi: “Unë nuk mund ta përballoj”, ndërsa Khloe shkroi: “Awww”.

Kylie Jenner konfirmon shtatzëninë e dytë, ndërsa ndan me fansat video nga vizita e parë te gjinekologu
Lexo po ashtu Kylie Jenner konfirmon shtatzëninë e dytë, ndërsa ndan me fansat video nga vizita e parë te gjinekologu

Nëna e 24-vjeçares, e cila u shfaq në regjistrimin special të më të voglës së saj, tha se po “qante përsëri” pasi e shikoi videon.

Foto: DailyMail

Nëna e gjashtë fëmijëve, 65-vjeçarja Kris Jenner vazhdoi të përshkruajë shtatzëninë e vajzës së saj si “një bekim dhe dhuratë e veçantë dhe mahnitëse” nga Zoti.

Shoqet e bukuroshes, përfshirë Gigi Hadid, e cila mirëpriti fëmijën e saj të parë Khai në shtator të 2020, thanë se zemra e saj po “shpërthente” për Kylie.

Foto: DailyMail

Shoqja më e mirë e Kylie, Stassie Karanikolaou, gjithashtu e quajti njoftimin “aq të bukur” dhe shkroi “të dua”.

Supermodelja Bella Hadid nuk mund ta përmbante gëzimin e saj për Kylie, të cilën ajo e quajti ‘mamaja më e mirë’ në komentin e saj të ëmbël në Instagram.

Foto: DailyMail

Travis dhe Kylie janë në lidhje që nga viti 2017 me ndarje dhe ribashkime, ndërsa ata u bën prindër për herë të parë në vitin 2018. /Telegrafi/

Foto: DailyMail
Foto: DailyMail
Foto: DailyMail

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori