LAJMI I FUNDIT:

Kili përsëri nënshtron Argjentinën, Messi dështon nga penaltia (Video)

Kili përsëri nënshtron Argjentinën, Messi dështon nga penaltia (Video)

Kili e ka fituar trofeun e Copa America duke e mposhtur në finale Argjentinën pas ekzekutimit të penaltive.

Ishte kjo një finale e përsëritur nga viti i kaluar, teksa Albicelestët shpresonin ta fitonin trofeun e parë të rëndësishëm që nga viti 1993, ndërkohë që kilianët duhej ta mbronin atë nga viti 2015.


Në pjesën e parë secilës skuadër iu përjashtua nga një lojtar, Marcelo Diaz (28’) dhe Marcos Rojo (43’), ndërsa gola nuk pati.

Asgjë nuk ndryshoi sa i përket rezultatit as në gjysmën e dytë, ashtu që ndeshja shkoi në vazhdime, gjatë të cilave, po ashtu nuk pati gola.

Dhe fituesi u vendos nga njëmbëdhjetëmetërshat. I pari që ekzekutoi penaltinë ishte Arturo Vidal, i cili dështoi. Mirëpo, menjëherë pas tij nuk shënoi as Lionel Messi, i cili goditi përmbi portë.

Në vazhdim, kilianët i shënuan të gjitha penaltitë, ndërsa Lucas Biglia dështoi për argjentinasit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori