Ajo është ndër këngëtaret që kohëve të fundit po pëlqehet shumë nga audienca e gjerë.

Fjala është për Orhidea Latifin, e cila ndryshe njihet si Kida, emër ky mjaft i lakuar në faqet rozë.


Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka marrë vëmendje të madhe me pozat e reja.

kida 126249034 3535324219909283 6961396955848794643 n (Foto: Instagram)

Kida është parë duke marrë poza para kamerës, ndërsa shfaqej e veshur me stil, me një bluzë të bardhë e pantallona të zeza.

“Ju kurrë nuk do ta kuptoni”, ka shkruar ajo në përshkrim.

kida 126901232 3718914468160227 5543735895167680288 n (Foto: Instagram)

Postimi i artistes ka marrë pëlqime të shumta, përfshirë edhe komente pozitive nga fansat dhe kolegët e saj.

Kujtojmë se “Edhe Sa” është projekti i fundit nga ajo, që rezultoi të jetë një hit i vërtetë. /Telegrafi/