Kida nis punën për këngën e re, publikon fotografi nga një studio muzikore


Këngëtarja e njohur shqiptare, Orhidea Latifi apo siç njihet me emrin e artit Kida, ka nisur punën për projektin e ri muzikor.
Artistja, e cila numëron 1.7 milion ndjekës në Instagram, së fundmi njoftoi fansat se ka filluar punën për këngën e re.
Ajo shfaqet në një studio muzikore, ndonëse nuk ka zbuluar më shumë detaje për projektin e radhës.

Kida duket se mezi po pritet për një rikthim në skenë, teksa të fundit këngë e solli në muajin shtator.

"Edhe Sa" deri më tani ka kaluar shifrën e 12 milionë shikimeve në platformën e popullarizuar, YouTube.
Presim të shohim tani se çfarë ka përgatitur krijuesja e hitit "Merri Krejt" për admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/11/2020















































