Khloe Kardashian është vërejtur kohëve të fundit se ka ndryshime të shumta në fytyrën e saj.

Aludime nga fansat pati se bukuroshja brune i është nënshtruar ndërhyrjeve estetike, teksa të tjerë e akuzonin edhe për përdorimin e ‘photoshop-it’, shkruan Mirror.

Tani, ylli i Keeping Up With The Kardashians ka zbuluar sekretin, e cila besohet se shpenzon 100 mijë dollarë në muaj për tretmanë të fytyrës.

Përpos këtyre, një grumbull parash ajo e ka shpenzuar edhe në laser, fillera dhe botox, me arsyen që të ketë më shumë vetëbesim.

Ndryshimet e Kardashian-Jenner ndër vite, para dhe pas operacioneve plastike Ndryshimet e Kardashian-Jenner ndër vite, para dhe pas operacioneve plastike

Rutinat e saj të bukurisë kanë filluar të shqetësojnë familjarët e saj, të cilët mendojnë se nëse vazhdohet në mënyrë të tillë ajo do humbet bukurinë natyrore.

View this post on Instagram

Good Swim back in stock NOW!!!!

A post shared by Khloé (@khloekardashian) on Aug 28, 2020 at 7:48am PDT

Njëra prej tyre që ka shfaqur pakënaqësitë është Kris Jenner, që deri më tani ka insistuar që ajo ta ruajë figurën e saj. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Oh hi there!

A post shared by Khloé (@khloekardashian) on Jun 26, 2020 at 2:54pm PDT