LAJMI I FUNDIT:

Khedira: Juve ka përvojën për ta eliminuar Tottenhamin

Khedira: Juve ka përvojën për ta eliminuar Tottenhamin
(Foto: Getty Images)

Sami Khedira është i bindur se Juventusi do ta eliminojë Tottenham Hotspurin falë përvojës që ka.

Zonja e Vjetër luajti baras (2-2) në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve dhe të shtunën mbrëma duhet të fitojë në Ëembley ose të barazojë me më shumë se dy gola për të vazhduar në çerekfinale.


(Foto: Getty Images)

“Ne kemi shumë përvojë dhe e dimë si t’i fitojmë ndeshjet e mëdha, ndërsa kemi shumë skuadra që janë para nesh – duke e përfshirë edhe Tottenhamin”.

Të gjitha lajmet nga JUVENTUSI
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga JUVENTUSI

“Nuk jemi akoma të kënaqur përkundër sukseseve në vitet e fundit dhe kjo është ajo që na dallon (prej kundërshtarit)”, është shprehur Khedira për gazetën Stuttgarter Zeitung.

Mesfushori që e përfaqëson Gjermaninë ka kontratë me Bianconerët deri në verën e vitit 2019 dhe është lidhur me një transferim në MLS. Mirëpo, ai ka ambicie të tjera.

(Foto: Getty Images)

“Në përgjithësi, më pëlqejnë sfidat e reja, sepse ka shumëçka që nuk kam përjetuar. Jam akoma i ri dhe kam edhe disa vite për të luajtur. Akoma nuk kam shijuar gjithçka në futboll dhe dua të fitoj më shumë trofe”.

“Jam shumë entuziast për ritmin dhe intensitetin në futbollin anglez, sepse atje luajnë menjëherë në sulm. Kjo gjë më pëlqen shumë. Në futboll nuk duhet të mohosh asgjë”, ka shtuar lojtari. /Telegrafi/