LAJMI I FUNDIT:

Khedira dhe Matuidi pritet të largohen nga Juventusi

Khedira dhe Matuidi pritet të largohen nga Juventusi

Me mesfushorët Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey që do të vijnë si lojtarë të lirë, Juventusi pritet të shesë dyshen Sami Khedira dhe Blaise Matuidi.

Bardhezinjtë tashmë kanë siguruar Ramsey nga Arsenali, ndërsa Rabiot pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve të ardhshme pasi kontrata e tij e skadon me PSG-në.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, afrimi i dyshes Rabiot-Ramsey do të thotë se Zonja e Vjetër pritet të largojë disa lojtarë që i cilëson të panevojshëm.

Sarri pritet ta largojë Khediran nga Juventus
Lexo po ashtu Sarri pritet ta largojë Khediran nga Juventus

Në listën e largimeve janë dy mesfushorët veteranë, Khedira dhe Matuidi që nuk i përshtaten me stilin e futbollit që praktikon trajneri i ri Mauricio Sarri.

Sami Khedira (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Khedira mund të lirohet nga kontrata e tij së shpejti, duke iu lejuar atij që të negociojë lëvizjen e tij të ardhshme, me më së shumti gjasa në kampionatin amerikan, MLS.

Sa për Matuidin, marrëveshja e tij pritet të skadojë në qershor të vitit 2020 dhe destinacioni që konsiderohet më i mundshëm është Monaco. /Telegrafi/

Blaise Matuidi (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)