LAJMI I FUNDIT:

Khabib Nurmagomedov zbulon arsyen pse Ronaldo u largua nga Juventusi për Manchester Unitedin

Khabib Nurmagomedov zbulon arsyen pse Ronaldo u largua nga Juventusi për Manchester Unitedin

Ish-luftëtari i UFC-së, Khabib Nurmagomedov ka thënë se Cristiano Ronaldo u largua nga Juventusi për te Manchester United sepse ishte “i mërzitur”.

Legjenda e arteve të përziera marciale, Khabib ka pretenduar se e di arsyetimin pse Ronaldo i dha fund qëndrimit të tij në Itali.


Ronaldo u kishte thënë Bianconerëve për dëshirën e tij për të lënë klubin javët e fundit dhe kishte shpresë për një ofertë që do të vinte para përfundimit të afatit kalimtar të transferimeve.

‘Shikoni kush ka arritur në Carrington’ – Ronaldo përfshihet në stërvitjet e para te Unitedi
Lexo po ashtu ‘Shikoni kush ka arritur në Carrington’ – Ronaldo përfshihet në stërvitjet e para te Unitedi

Gjërat u përshpejtuan jashtëzakonisht shpejt dhe pasi u lidh shumë me një lëvizje në Manchester City, ai u kthye në United në moshën 36-vjeçare apo 12 vjet pas largimit të tij te Real Madrid.

Ronaldo shënoi 101 gola në 134 ndeshje për Juventusin, duke fituar dy tituj në Serie A.

Por sipas ish-kampionit të peshave të lehta Khabib, i cili është mik i ngushtë me Ronaldon, pesë herë fituesi i Topit të Artë u bë “i mërzitur” nga futbolli italian.

“Nuk dua të zbuloj ndonjë mesazh personal … Ronaldo tha se ishte i mërzitur në Itali dhe donte të kthehej në Angli”, ka thënë fillimisht Khabib për Sport24.

“Unë gjithashtu nuk jam një tifoz i futbollit italian, por Ligën Premier angleze nuk do ta ndërroj. Çdo ekip atje mund të bëjë një paraqitje të mirë”.

Khabib Nurmagomedov i thotë Ronaldos se duhet të largohet nga Juventusi, të injorojë PSG-në dhe të rikthehet në Angli
Lexo po ashtu Khabib Nurmagomedov i thotë Ronaldos se duhet të largohet nga Juventusi, të injorojë PSG-në dhe të rikthehet në Angli

Javën e kaluar, Khabib, i cili po përpiqet të krijojë karrierën e tij të futbollit, tha se kalimi i Ronaldos në Old Trafford nuk e befasoi atë sepse ai tashmë i kishte thënë atij se ishte i lidhur me Unitedin.

“Një muaj më parë, ai më tha se po transferohej në Manchester United. Unë prisja që kjo marrëveshje të ndodhte”.

“Mendoj se Manchester United është më i përshtatshëm për të sesa Juventus. Për mua, tranzicioni nuk ishte një surprizë”, përfundoi luftëtari nga Dagestani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori