Manchester United ka njoftuar katër lojtarë se mund të largohen nga klubi gjatë kësaj vere, pasi trajneri Michael Carrick synon të vendosë filozofinë e tij në skuadër.

“Djajtë e Kuq” kanë transferuar deri tani pesë lojtarë të rinj gjatë këtij afati kalimtar, ku më të spikaturit janë përforcimet në mesfushë me Youri Tielemans dhe Andrey Santos.


United ka afruar gjithashtu portierin Karl Darlow si lojtar të lirë, si dhe 20-vjeçarin Kit Margetson, i cili u largua nga Swansea.

Edhe anësori 18-vjeçar Tynan Thompson është bashkuar nga Tottenhami për rreth 4 milionë funte.

Megjithatë, priten edhe largime në “Old Trafford”, ndërsa një raport i ri nga Daily Mail ka zbuluar emrat e lojtarëve që pritet të largohen.

Sipas gazetarit Chris Wheeler, Manchester United është i gatshëm të lejojë largimin e Radek Vitek, Harry Amass, Dan Gore dhe Toby Collyer, pavarësisht se të katërt ishin pjesë e fitores 5-0 në miqësoren ndaj Rosenborgut.

Të gjithë u kanë bërë të ditur se nuk pritet të kenë hapësira në ekipin e parë gjatë këtij sezoni dhe janë të disponueshëm për transferime permanente.

Portieri Radek Vitek kaloi sezonin e kaluar në huazim te Bristol City në Championship dhe ka interesim nga klubet e kategorisë së dytë angleze, me Middlesbrough që raportohet se e dëshiron.

22-vjeçari ende nuk ka bërë debutimin me ekipin e parë të Unitedit dhe më herët ka pranuar hapur se është gati të largohet për të gjetur një klub ku mund të jetë portier i parë.

Mbrojtësi i majtë Harry Amass shënoi në fitoren ndaj Rosenborgut, por disa klube të Championshipit janë të interesuara për transferimin e tij.

19-vjeçari, i cili ka bërë shtatë paraqitje për Unitedin, la përshtypje pozitive gjatë huazimit te Sheffield Ëednesday sezonin e kaluar, përpara se huazimi i dytë te Norëich City të përfundonte para kohe për shkak të një dëmtimi në stërvitje.

Sipas raportimit të Daily Mail, Manchester United është i gatshëm të shesë si Vitek ashtu edhe Amass, ose t’i huazojë me një marrëveshje që përfshin opsion blerjeje./Telegrafi/

telegrafi sport app