LAJMI I FUNDIT:

Kevin Hart tregon arsyen pse gruaja ia fali tradhtinë dhe vendosi të qëndronte me të pas skandalit

Kevin Hart tregon arsyen pse gruaja ia fali tradhtinë dhe vendosi të qëndronte me të pas skandalit
Eniko Parrish dhe Kevin Hart (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

Kevin Hart ka folur hapur pse gruaja e tij, Eniko Parrish Hart, nuk e braktisi edhe pas skandalit të tradhtisë.

Komiku i famshëm hollivdian ka folur në emisionin The School of Greatness lidhur me çështjet e tij personale, duke përfshirë vendimin e gruas për të mos u ndarë.


40-vjeçari, i cili është i martuar me Eniko nga viti 2016, i kishte mbushur titujt e faqeve rozë në dhjetor të vitit 2017 kur pranoi se e kishte tradhtuar bashkëshorten gjatë kohës sa ajo ishte shtatzënë dhe në pritje të djalit të çiftit, Kenzo Kash.

(Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

“Ajo erdhi në një përfundim të mrekullueshëm: ‘Më pëlqen fakti se kemi një familje, se kemi një shtëpi dhe më pëlqen fakti se tash kemi një punë për të bërë që të bëhemi më të mirë. Këtë ma ke borxh. Më detyrohesh që të bëhesh më i mirë’”.

“Nuk ishte aspak e lehtë, por ishte qëndrimi i saj që të mos e linim botën e jashtë që të ndikonte brenda nesh dhe ia jap meritat asaj për këtë qëndrim”, ka deklaruar Hart duke e quajtur gruan e tij si personin më të fortë në botë.

Aktori e kishte tradhtuar bashkëshorten me një modele të quajtur Montia Sabbag gjatë një udhëtimi në Las Vegas në vitin 2017.

Ajo e kishte xhiruar ngjarjen dhe e kishte shfrytëzuar videon për ta zhvatur yllin hollivudian. Mirëpo, në vend se ta bënte këtë, Hart e pranoi publikisht çfarë kishte bërë dhe i kërkoi falje gruas së tij, e cila tash është sërish shtatzënë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori