LAJMI I FUNDIT:

Këto shenja tregojnë se ndoshta po tradhtohesh emocionalisht nga partneri/ja

Këto shenja tregojnë se ndoshta po tradhtohesh emocionalisht nga partneri/ja

Të jesh në një lidhje, është kaq romantike dhe argëtuese, por ka edhe shumë sfida. Njëra prej tyre është pikërisht tradhtia emocionale, e cila për shumë njerëz, është po aq e dhimbshme (ose edhe më tepër) se tradhtia fizike

Reklama

Ka disa shenja që e tregojnë se ndoshta po e përjeton në lidhjen tënde, por para se të t’i tregojmë, le ta marrim vesh njëherë e mirë se çfarë është tradhtia emocionale.

Kur kemi të bëjmë me tradhti emocionale?

Së pari, na lejo të të themi se çdo marrëdhënie ka rregulla të ndryshme, ndaj është shumë relative ajo çfarë shumë çifte cilësojnë si tradhti.

Gjithsesi, në një nivel bazik, tradhtia emocionale nënkupton se personi që tradhton në mënyrë emocionale, i drejtohet dikujt tjetër për këshilla, ngushëllim, rrëfimin e ngjarjeve apo lajmeve të mira ose të këqija.

Në raste të tilla, personi që tradhton emocionalisht, mund të gënjejë partnerin/e për natyrën e marrëdhënies, të fshijë mesazhet, të nënvlerësojë lidhjen, apo të zvogëlojë kohën që shpenzon me partnerin/en, citon Anabel.

Tani, kalojmë te shenjat:

▪ Në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëllimshme, partneri/ja mban sekret disa aspekte të jetës private
▪ Refuzon të tregojë se me kë komunikon virtualisht
▪ Papritur, ndryshon fjalëkalimet (të telefonit, laptopit, rrjeteve sociale)
▪ Nuk kërkon më mbështetje emocionale apo këshilla nga ti
▪ Ndihesh i/e vetmuar në marrëdhënien tënde dhe partneri/ja nuk ka dëshirë të forcojë lidhjen
▪ Partneri/ja është gjithmonë edhe më i/e largët, emocionalisht dhe fizikisht
▪ Nuk kërkon më vëmendje nga ti
▪ Papritur ka një shkëputje në takimet tuaja dhe nuk shpenzon më shumë kohë me ty
▪ I lë planet gjithnjë evazive dhe kalon direkt në mbrojtje kur ti ia vë në dukje
▪ Nuk vendos barriera me personin tjetër dhe ai/ajo i shkruan/telefonon edhe në orare të papërshtatshme
▪ Vë re se ai/ajo tenton të shtrembërojë realitetin

Shënim: Jo domosdoshmërisht këto shenja tregojnë se po tradhtohesh emocionalisht. Gjithçka varet nga raporti që ti ke ndërtuar me partnerin/en dhe shenjat e mësipërme janë treguese, nëse rezonojnë me ty, por sërish, nuk përcaktojnë 100% të vërtetën. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini se larja e enëve të yndyrshme me ujë të nxehtë është e gabuar?

A e dini se larja e enëve të yndyrshme me ujë të nxehtë është e gabuar?

Bëje vet
Shtëpia me kate në parcelë të ngushtë (Plani detaj)

Shtëpia me kate në parcelë të ngushtë (Plani detaj)

Dizajn dhe Arkitekturë
Truku më i mirë për të “ringjallur” një xhaketë të vjetër lëkure: Ja me çfarë ta lyeni

Truku më i mirë për të “ringjallur” një xhaketë të vjetër lëkure: Ja me çfarë ta lyeni

Bëje vet
Çfarë i ndodh trupit nëse bëni shumë ushtrime, por nuk ushqeheni mirë

Çfarë i ndodh trupit nëse bëni shumë ushtrime, por nuk ushqeheni mirë

Aktivitete sportive
Tri shenjat që tregojnë se partneri/ja është një tradhtar serialë

Tri shenjat që tregojnë se partneri/ja është një tradhtar serialë

Lifestyle
Në fillim janë të këndshëm dhe të ëmbël, por më vonë tregojnë 'fytyrën e vërtetë' -  kujdes nga meshkujt e lindur në këto katër shenja

Në fillim janë të këndshëm dhe të ëmbël, por më vonë tregojnë 'fytyrën e vërtetë' - kujdes nga meshkujt e lindur në këto katër shenja

Astrologji
Kalo në kategori