Këto janë çiftet e gjysmëfinaleve në FA Kupë

Pas fitores së Chelseat ndaj Manchester Unitedit (1-0), tashmë dihen edhe dy çiftet gjysmëfinale.
Në këtë fazë të Kupës më të vjetër në botë gjenden katër skuadrat më të mira që janë edhe në kampionat.
Arsenali do të përballet me Manchester Cityn, në një ndeshje të vlefshme për dy skuadrat, që duan trofe këtë vit.
Ndërsa Chelsea do të luajë me Tottenhamin, skuadër që është duke i bërë presion edhe në kampionat.
Datat për këto ndeshje do të dihen më vonë. /Telegrafi/
Çiftet
Arsenal – Manchester City
Chelsea – Tottenham

Nga
Telegrafi
13/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































