LAJMI I FUNDIT:

Këtë javë do të ketë vendim për ndryshimet në sistemin tarifor për energjinë elektrike në Maqedoni

Këtë javë do të ketë vendim për ndryshimet në sistemin tarifor për energjinë elektrike në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRRE) deri në fund të kësaj jave duhet t’i miratojë ndryshimet në sistemin tarifor për furnizuesin universal me energji elektrike me të cilat do të vendosen katër bllok tarifa për tarifën e lartë ditore, përkatësisht për energjinë elektrike të shtrenjtë.

Blloqet do të vlejnë vetëm për energjinë e shtrenjtë dhe parashikohet që në bllokun e parë të jenë konsumatorët që konsumojnë deri në 210 kilovat orë energji elektrike, në bllokun e dytë nga 211 në 420, në bllokun e tretë nga 421 në 630 dhe në bllokun e tretë mbi 630 kilovat orë energji elektrike.


Blloqet do të vlejnë për të gjithë qytetarët.

“Për atë që shpenzon shumë, ka një çmim të garantuar edhe për bllokun e parë, një çmim të garantuar edhe për bllokun e dytë, një çmim të garantuar edhe për bllokun e tretë. Nëse keni shpenzuar 650 kilovat orë me një tarifë të shtrenjtë, 210 kilovat orë janë të garantuara me çmimin e bllokut të parë, nga 210 në 420 me çmimin e bllokut të dytë, nga 420 në 630 me çmimin e bllokut të tretë dhe vetëm 20 kilovat orë, gjegjësisht diferenca nga 630 deri në 650 kilovat do të paguani me çmim për bllokun e katërt, sqaroi së fundmi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski.

Më së voni deri të premten, më 24 qershor, ESM duhet të dorëzojë ofertë në tenderin për furnizim të furnizuesit universal me energji elektrike për nevojat e tregut të rregulluar. ESM pritet të dorëzojë ofertë për humbjet e energjisë elektrike në rrjetin që kanë MEPSO dhe elektrodistibuimi.

MEPSO dhe elektrodistibuimi tashmë kanë dorëzuar kërkesë në KRRE për rritjen e pjesës së tyre në çmimin e energjisë elektrike për 60 deri në 80 për qind. Çmimi që do të ofrojë ESM do të përcaktojë se sa çmim do të kërkojë furnizuesi universal EVN Home, ndërsa pikërisht pjesa e furnizuesit universal më së shumti do të ndikojë në çmimin me të cilin qytetarët do të paguajnë për energjinë elektrike pas 1 korrikut të këtij viti.

Vitin e kaluar ESM ofroi çmimin prej 41 euro për megavat orë për 100 për qind të nevojave të EVN Home dhe mbulim të plotë të humbjeve në rrjet që kanë MEPSO dhe Elektrodistribuimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori