Për herë të parë në Kosovë vjen një festival i përmasave të mëdha. Përralla 2017 që mbahet në Lugun e Dragoit në Gjakovë do te ketë rreth 40 orë muzikë elektronike të të gjitha zhanreve: techno, tech-house, house, minimal, groovy, funky, etj.
Përralla do të ketë 2 skena të mëdha ku do të performojnë gjithsej 20 DJ vendorë dhe ndërkombëtarë. Listës i prijnë artistët me nam botëror si Charlotte de Witte, Stephan Hinz, dhe Warte:mal, duke vazhduar me artistsët e labelit Duyaka: Quitim, Jehonë, SoulMate dhe Fabre dhe shumë të tjerë. Pa mëdyshje ky është lineupi më i kompletuar dhe më bombastike që është parë ndonjëherë në Kosovë.
Charlotte de Witte
Një nga techno-artistet femra më të kërkuara në botë. Ajo performon si në festivale të mëdha të muzikes, poashtu edhe në klubet underground. Është vetëm 24 vjecare dhe tashmë ka performuar në Amerikë, Kanada, Azi, dhe këtë verë do të niset për tour në Australi, Zelandë të Re, Amerikën qëndrore dhe në Amerikën e Jugut.
Muzika e saj shpërfaq ritme të pakompromis dhe agresive të technos, duke e bërë të parezistueshme lëvizjen.
Është rezidente në klubin FUSE – Bruksel (klubi më me nam në Belgjikë), që në njëfarë mënyre është institucion i technos.
Stephan Hinz
Vjen nga Berlini dhe pas eksplodimit në skenën e muzikës techno me track-un ‘Doch’ së bashku me Pan Pot, karriera e Hinz ka qenë në rritje stratosferike.
Stephan Hinz është mjeshtër i performancave live dhe një profesionist i jashtëzakonshem në kontrollet e miksimit. Një njohës orkestrimi i kalibrit më të lartë. Setet e tij live dhurojnë materiale origjinale dhe eksplozive që i bën vizitorët e djersitur të klubeve të pyesin veten se cfarë dreqin ndodhi.Performancat e tij të mrekullueshme i kanë dhënë mundësi që të performojë në evente me nam të madh si Awakenings, London Warehouse Events (LWE), LEAF – London dhe HYTE, si dhe performanca në klube prominente si Gashouder (Ams), Amnesia (Ibiza), Kristal Glam (RO), Watergate (Berlin) dhe Baum (Colombia).
Stephan Hinz është edhe një producent i suksesshem i cili ka edhe një radio show të vetin që quhet ‘DASDING Plattenleger’. Ai poashtu kompozon muzikë për film dhe television. Filmi i tij ‘2close2u’ u shfaq si premierë në Canada Independent Film Festival në shkurt të këtij viti.
Warte:mal ose Valdemar Silverstein Markussen vjen nga Danimarka dhe është i bazuar në kryeqetetin e muzikës elektronike në Berlin. Ai është njëri prej anëtarëve të labelit Rebellion der traumer (Rebelimi i ëndërrimtarit) dhe muzika e tij mund të përshkruhet si Deep Root Habibi House. Warte:mal performon rregullisht në klubet e njohura të Berlinit si Kater Blau, Chalet, Sysiphos e Ritter Butzke dhe në festival të mëdha si Fusion (Gjermani) dhe Garbicz (Poloni). Tingujt e tij spiritual do t’iu inspirojnë që ta duani edhe më shumë njëri tjetrin dhe natyrën.
Duyaka është një label dhe agjenci muzikore me bazë në Cyrih të Zvicrrës që do të vijë për herë të parë në Kosovë. Quitim, Jehonë, Fabre dhe SoulMate janë të katër artistët që do të performojnë në të dy skenat përrallore në Lugun e Dragoit.
Artistët e tjerë që vlen të përmenden janë NiNo (Avni Leka) nga Berlini, Aamir dhe Lepaya nga Zvicrra, që të gjithë shqiptarë që vijnë të performojnë për herë të parë në Kosovë.
Telegrafi ndan 30 bileta për këtë ngjarje ku është partner zyrtar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri – ai është ‘Komandant Bllaca’
Hisen Berisha ‘ngacmon’ Adelina Ismailin në emision: “Ushtrinë time do ta bëj” ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Bebe Rexha me performancë dhe paraqitje provokuese në festivalin “Coachella 2024”
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?
"Është martuar me një shtetas italian për letra", vëllai i Egla Cenos tregon se si qëndron e vërteta e martesës së saj fiktive
Fotot e papërpunuara të Jennifer Lopez, një pjesë e trupit të saj duket dukshëm ndryshe
Edona Llalloshi publikon këndën "Deri kur...", dedikuar grave të vrara nga burrat
Labinot Tahiri u çon ushqime shtetasve kosovarë të bllokuar në kufirin Serbi-Kroaci
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE