Këshilltari i ministrit të Jashtëm të Iranit vdes nga coronavirusi


Një këshilltar i ministrit të Jashtëm të Iranit, i cili mori pjesë në krizën e pengjeve të ambasadës amerikane të vitit 1979, ka vdekur nga coronavirusi, raporton agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.
“Hossein Sheikholeslam një veteran dhe diplomat revolucionar, vdiq të enjten vonë”, shkruan agjencia, transmeton Telegrafi.
Irani është përpjekur të ndalojë përhapjen e shpejtë të coronavirusit, i cili deri më tani ka infektuar 3,513 njerëz, ndërsa 107 persona kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate










































