LAJMI I FUNDIT:

Këshilla të thjeshta që do t’ju ndihmojnë ta parandaloni sëmundjen e Alzheimerit

Këshilla të thjeshta që do t’ju ndihmojnë ta parandaloni sëmundjen e Alzheimerit

Shumë njerëz frikësohen se do të zhvillojnë çrregullime të ndryshme shëndetësore gjatë plakjes, dhe rreth 44% e të anketuarve të një studimi kanë treguar se janë më të frikësuar nga zhvillimi i sëmundjes së Alzheimerit sesa nga kanceri, sulmet në tru, sulmet në zemër apo diabeti.

Prandaj, Telegrafi iu sjellë disa këshilla të thjeshta të cilat do t’ju ndihmojnë ta shmangni këtë sëmundje.


Ushqehuni sikurse jetoni në Itali apo Greqi

Shumë ushqime të cilat e përmirësojnë shëndetin e trurit janë elemente kryesore të dietave mesdhetare, duke i përfshirë frutat, perimet, arrat, peshqit, vajin e ullirit, por edhe verën e kuqe.

Dhe, ka shumë dëshmi se këto ushqime do t’ju mbajnë të mprehtë si thikën. Prandaj, bëjeni të pamundurën për t’u ushqyer mirë.

Bëni ushtrime fizike rregullisht

“Ushtrimet fizike jua përmirësojnë aftësitë e përqendrimit dhe stimulojnë rritjen e qelizave të trurit, që rrjedhimisht do të thotë se e përmirësojnë kujtesën”, thotë Wendy Suzuki, profesoreshë e shkencave nervore dhe psikologjisë në universitetin e Nju Jorkut.

Ushtrimet e rregullta aerobike – rreth 150 minuta në javë – e zvogëlojnë edhe atrofinë e trurit.

Shpenzoni kohë me njerëzit e duhur

Shpenzimi i kohës me miqtë dhe familjarët nuk është vetëm gjë argëtuese, por edhe e mirë për shëndetin mendor. Shpenzimi i kohës në mënyrë të tillë ofron stimulime intelektuale dhe ndihmojnë në zhvillimin e memories.

Flini të paktën shtatë orë

Pagjumësia është ndër shkaktarët kryesorë të zhvillimit të çmendurisë, pasi që truri nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen. Prandaj, sigurohuni që t’i bëni të paktën shtatë orë gjumë në ditë për të siguruar shëndet të mirë mendor. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori