LAJMI I FUNDIT:

Këshilla nga HiPP: A duhet të merreni me aktivitete sportive gjatë shtatzënisë? 

Këshilla nga HiPP: A duhet të merreni me aktivitete sportive gjatë shtatzënisë? 

Për pyetjen e shumë diskutuar se a duhet gratë gjatë shtatzënisë së tyre të merren me aktivitete sportive atëherë përgjigja është e qartë: po. 

Gratë duhet të merren me aktivitete sportive sepse shtatzënia dhe lindja kërkojnë aktivitetet më të forta të trupit të tilla si qëndrueshmëria, fuqia, lëvizshmëria dhe qetësia e brendshme të cilat janë parapërgatitje ideale për lindjen e foshnjës.


Ushtrime ideale për gratë shtatzëna janë: gjimnastika, ushtrimet e lehta aerobike dhe ushtrimet për zgjatimet e muskujve, noti, vrapimi dhe shëtitja.

Aktivitetet sportive të papërshtatshme janë: kalërimi, surfimi, skijimi alpin, sepse rreziku i lëndimit është shumë i madh.

Po ashtu tenisi dhe golfi sepse kërkojnë lëvizje me shpinë.

Hulumtimet e reja vërtetojnë se gratë më aktive që merren rregullisht me sport, lindin foshnje më të forta dhe më të zhvilluara se sa gratë joaktive. /Telegrafi/