LAJMI I FUNDIT:

“Kërkova ndihmë psikologjike”, lojtari që fitoi 19 trofe me Realin ishte në një problem të madh

“Kërkova ndihmë psikologjike”, lojtari që fitoi 19 trofe me Realin ishte në një problem të madh

Kontrata e mesfushorit spanjoll, Isco, me Real Madridin i skadoi verën e kaluar, pas së cilës ai shkoi në Sevilla si lojtar i lirë, por këtu fillon ferri i vërtetë për të.

Në Andaluzia ai nuk luajti mirë pasi u shfaq vetëm në 12 ndeshje ku ishte pa asnjë efekt dhe tani ka vendosur të ndryshojë klubin por jo qytetin.


Ai këtë verë e zëvendësoi fanellën e Sevillas me atë të Real Betisit dhe tregon se nuk është penduar deri më tani.

“Ndihem mirë, jam i lumtur që erdha në Betis. Tifozët më pritën mirë. Bashkëlojtarët dhe trajneri janë shumë të mirë, dua ta ndihmoj skuadrën. Shpresoj që gjithçka të jetë mirë”, ka thënë fillimisht Isco.

Mesfushori spanjoll fitues i trofeut pranoi se po kalonte një periudhë të vështirë dhe tha se dikur kishte nevojë për ndihmë psikologjike.

“Kam kaluar ngjarje të vështira që më bënë të vendos të bëj një pushim. Më duhej të rikuperohesha mendërisht. Familja më ndihmoi, kërkova ndihmë psikologjike”.

“Shëndeti mendor është shumë i rëndësishëm, duhet t’i kushtojmë më shumë kohë. Tani jam i lumtur, futbolli është pasioni im, i lumtur që mund ta luaj”.

Isco zbulon prapaskenat se si Union Berlin e tradhtoi me kontratën e ofruar dhe si ishte afër pensionimit
Lexo po ashtu Isco zbulon prapaskenat se si Union Berlin e tradhtoi me kontratën e ofruar dhe si ishte afër pensionimit

“Kam përjetuar të gjitha llojet e gjërave, tashmë kam folur për këtë. Ndër të tjera, ajo që ndodhi në Gjermani. Shumë gjëra të këqija. Kam pasur shumë oferta, por nuk kam qenë gati të pranoj. Kisha nevojë për rikuperim. Kam punuar me veten fizikisht dhe mendërisht. Tani jam gati të luaj futboll”, përfundoi ylli spanjoll.

Ndryshe, Isco ka bërë plotë 353 paraqitje, 53 gola dhe 57 asistime për Realin, me të cilin ka fituar 19 trofe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori