Organizatat ndërkombëtare kanë kundërshtuar marrëveshjen për transferimin e 300 burgosurve, sipas tyre, Danimarka është duke ua cenuar të drejtat të burgosurve. Ndërkohë, në Kosovë sigurojnë që janë kujdesur që të mos shkelet asnjë konventë ndërkombëtare.
Marrëveshja për transferimin e 300 burgosurve nga Danimarka në Kosovë ka marrë jehonë të madhe ndërkombëtare.
Edhe pse kuvendet e të dyja shteteve ende nuk e kanë ratifikuar këtë marrëveshje, ka organizata ndërkombëtare që po kërkojnë që një gjë e tillë të mos ndodhë.
Bëhet fjalë për Organizata Botërore Kundër Torturës, Observatorin Evropian të Burgjeve, Këshillin Ndërkombëtar të Rehabilitimit dhe organizatën “Antigone”.
Këto organizata marrëveshjen mes Kosovës dhe Danimarkës po e konsiderojnë si shkelje të rregullave evropiane dhe të Kombeve të Bashkuara për të burgosurit.
Kundërshtimin e tyre për marrëveshje, këto organizata ia kanë shprehur edhe Danimarkës por edhe Kosovës.
Helena Sola Matin, nga Organizata Botërore kundër Torturës, e cila për RTV Dukagjinin ka sqaruar në detaje se pse janë kundër kësaj marrëveshje.
“Së pari Danimarka ka obligime ndërkombëtare, ka një përgjegjësi të kujdeset dhe të garantoj dinjitetin dhe mjetet juridike të të gjithë njerëzve. Dhe këto gjithashtu vlejnë për individët që mbahen në burg. Nëse Danimarka sjell një numër të të burgosurve në Kosovë do te thotë që efektivisht ky vend nuk do të mund të garantojë që të gjitha këto obligime të jenë në pajtim me obligimet ndërkombëtare”, ka thënë Sola Martin, nga Organizata Botërore Kundër Torturës.
Pos kësaj, sipas Helena Sola Matin, ka konsideruar se Danimarka po anashkalon përgjegjësitë e veta, duke ua cenuar edhe takimet me familjarë.
“Nëse Danimarka i dërgon në një vend te tretë, duke i dënuar njerëzit me burg në një vend të tretë pavarësisht cilit shtet, është shumë problematike edhe diskriminuese, dhe mundet qe gjithashtu te quhet racizëm. Sepse këtyre njerëzve u është garantuar një kujdes, dhe gjithashtu takime me familjare. Dhe do si do e siguroni këtë komunikim me botën e jashtme? Nëse janë të larguar në vende të huaja ata mund te humbasin lidhjet e tyre familjare. Sidomos kur përfshihen fëmijët”, ka deklaruar ajo.
Përfaqësuesja e Organizatës Botërore Kundër Torturës, ngre edhe një shqetësim për Kosovën sa i përket dëshirës së sajë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por që sipas tyre kjo marrëveshje mund të ju bëjë pengesë.
“Kosova fatkeqësisht nuk është akoma anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe as Bashkimit Evropian, kjo do të thotë që është një infrastrukturë e rëndësishme e mekanizmit ndërkombëtar të mbrojtjes për shkeljen e të drejtave të njerëzve që nuk është duke u aplikuar në Kosovë pasi kjo nënkupton që te burgosurit nuk kane akses te njëjtë të mbrojtës”, ka thënë Sola Matin.
Por, në Ministrinë e Drejtësisë kanë të tjera qëndrime, të cilët thonë se nuk janë në njohuri për kërkesat apo për anulimin e kësaj marrëveshje.
“Ministria e Drejtësisë është në kontakt të rregullt me Ministrinë e Drejtësisë të Qeverisë së Danimarkës dhe nuk ka informacione për kërkesat e disa organizatave ndërkombëtarë të cilave iu referoheni për tërheqje nga Marrëveshja ndërmjet dy vendeve. Qeveritë e të dy vendeve të përfaqësuara nga Ministritë respektive të Drejtësisë përmes ekipeve negociatore kanë punuar një kohë në përmbajtjen e Marrëveshjes dhe janë siguruar se të përmbajtja e Marrëveshjes nuk bie ndesh dhe nuk shkel apo cenon ndonjë rregull të përcaktuar me standard apo mekanizma ndërkombëtarë në fushën e të drejtave të njeriut”, ka deklaruar Ministria e Drejtësisë.
Ndërkaq, nga ana tjetër, avokati Armend Shkoza, ka thënë se aktualisht nëse një gjë e tillë përmban shkelje mund të ketë pasoja vetëm për Danimarkën, por jo edhe për Kosovën.
“Kjo më shumë përbën barrë për shtetin e Danimarkës, sesa për shtetin tonë mirëpo kjo në të ardhmen mund të jetë një nga argumentet politike pasi që Kosova po e merr përsipër një barrë të cenimit të të drejtave të disa të burgosurve pasi në një farë mënyre cenohen standardet evropiane”, ka thënë avokati Shkoza.
Marrëveshja është nënshkruar mes dy vendeve, pritet qe të procedohet në kuvend për votim, përmes kësaj marrëveshje Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro. /Portali D/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin