Lëvizja Vetëvendosje dhe njohës të integrimeve evropiane presin që Bashkimi Evropian t’i largojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, pas arritjes së marrëveshjes për depërshkallëzimin e situatës në veri. Mirëpo, në Bashkimin Evropian kërkojnë nga Kosova që të vazhdojë të ndërmarrë hapa të tjerë pozitivë për marrëveshjen e arritur, derisa nuk pranuan të komentojnë mundësinë e largimit të masave ndaj Kosovës.
Deputetja e LVV-së, njëherësh kryetare e Komisionit parlamentar për punë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni thotë se pret që ditëve në vijim BE-ja t’i heqë masat ndaj Kosovës, në mënyrë që të rikthehen fondet dhe grandet e BE-së ndaj vendit.
Ajo thekson se Kosova është e gatshme t’i përmbahet katër pikave për depërshkallëzim të situatës në veri.
“Kosova do të mund t’i rikthehet fondeve dhe grandeve dhe do të mund të jetë prapë fituese e këtyre mjeteve që mund të zhvillojë tutje shoqërinë tonë. Jam shumë e bindur që ditëve në vijim, meqenëse edhe një herë tjetër kemi treguar gatishmërinë tonë që jemi gjithmonë të përkushtuar të shtyjmë përpara dialogun. Po ashtu, jemi të vendosur që të shkojmë drejt përfundimit të këtij procesi të dialogu.
Bashkimi Evropian tashmë e ka kuptuar këtë gjë dhe ditëve në vijim do t’i heq masat që padrejtësisht i janë vendosur Kosovës… Ne jemi të gatshëm t’i përmbahemi pikave që janë paraqitur në takimin e fundit dhe besojmë se kurdo që këto pika të përmbushën, Bashkimi Evropian do t’i heq masat ndaj Kosovës”, thotë ajo.
Largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës e kërkon edhe njohësi i integrimeve evropiane, Seb Bytyçi. Ai thotë për kp se të njëjtat duhet të largohen menjëherë nga ana e BE-së, në mënyrë që palët të jenë të barabarta në diskutimet për zbatimin e marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi.
“Masat duhet të largohen menjëherë dhe me shpejtësi, pasi edhe janë vendosur me një shpejtësi mjaft të madhe. Tani duhet të largohen menjëherë me arritjen e një marrëveshje dhe gjithashtu duhet të bëhet e qartë që Kosova pret që mos të ketë presion të njëanshëm, por të jetë pjesë e marrëveshjes së një pajtueshmëri të re për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Mos të ketë thirrje vetëm për Kosovën për të zbatuar atë marrëveshje”, deklaron ai.
Në anën tjetër, në Bashkimin Evropian thonë për kp se në këtë fazë nuk kanë shumë për të shtuar, përveç inkurajimit të Kosovës që të ndërmarrë hapa të tjerë pozitiv për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës.
“Nuk kemi asgjë për të shtuar në këtë fazë. Ne mirëpresim përkushtimin e Kosovës ndaj marrëveshjes së arritur dhe presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë të përparojë në këtë drejtim”, thotë një zëdhënës i Bashkimit Evropian për Kosovën.
Ndër masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë pezullimi përkohësisht i punës së organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe fondeve IPA.
Në kuadër të dakordimit të 10 korrikut në Bratislavë të Sllovakisë, Kosova është pajtuar për ulje të prezencës së Policisë së Kosovës në objektet e katër komunave dhe pajtueshmërinë për organizim të zgjedhjeve të parakohshme pas stinës së verës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë
Ademi: E dimë se çfarë duhet të bëjnë më shumë në mandatin e ardhshëm
Dyshohet se vrau dy të moshuarit në Dropull, flet bashkëshortja e 69-vjeçarit të arrestuar
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'