LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për shoferin që e la të vdekur 38 vjeçarin në Pejë

Kërkohet paraburgim për shoferin që e la të vdekur 38 vjeçarin në Pejë
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar t’i caktohet masa e paraburgimit të pandehurit E.B nën dyshimin se ka goditur për vdekje 38 vjeçarin A.C, dje në Pejë.

Ai është ngarkuar me veprat penale penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe “ Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”, pasi që ai ka ikur nga vendi i ngjarjes pasi kishte goditur viktimë.


Shoferi nuk kishte tejkaluar shpejtësinë dhe ka goditur viktimën duke e hedhur 4 metra jashtë rrugës, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë.

“Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve,ndaj të pandehurit E.B., për shkak se i njëjti me datën 13 prill të këtij vitit, rreth orës 01:30, në rrugën “Selman Lajçi” në Pejë, shkel ligjin për rregullat e trafikut, duke i shkaktuar vdekjen të ndjerit A.C”, thuhet në komunikatë.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake. /Telegrafi/