LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim ndaj të miturit në Gjilan për dhunim dhe incizim të paautorizuar gjatë marrëdhënies seksuale

Kërkohet paraburgim ndaj të miturit në Gjilan për dhunim dhe incizim të paautorizuar gjatë marrëdhënies seksuale
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nga Gjykata kompetente në Gjilan, ndaj një të dyshuari të mitur, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe pa autorizim ka incizuar të dëmtuarën e mitur.

Siç bëhet e ditur në komunikatë, rasti ka ndodhur në komunën e Gjilanit, ku dyshohet se i mituri gjatë muajit Janar 2020, ka dhunuar të dëmtuarën e mitur dhe gjatë marrëdhënieve seksuale pa auorizim e ka incizuar, pastaj të njëjtin incizim e ka publikuar.


Në këtë mënyrë dyshohet se i mituri ka kryer veprat penale ‘’Dhunimi’’ dhe ‘’Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.