ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Mitrovicën e Veriut, ku persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë në një banesë dhe kanë vjedhur sende me vlerë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur gjatë periudhës 5-11 korrik 2026, ndërsa është raportuar më 11 korrik rreth orës 10:20-11:15.


Ankuesi ka deklaruar se nga banesa e nënës së tij janë vjedhur dy televizorë, stoli ari, dy ora dore, një pajisje DVR për kamerat e sigurisë, parfume të ndryshme, si dhe para të gatshme.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Për këtë është njoftuar edhe prokurori. /Telegrafi/