LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident me fatalitet

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident me fatalitet

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit K.Z., për shkak të dyshimit se ka shkaktuar aksident në komunikacion, si pasojë e të cilit një person edhe ka humbur jetën.

Ekziston dyshimi i bazuar që, më 4 korrik 2019, rreth orës 22:55 minuta, në fshatin Uglar, komuna Gjilan, saktësisht përballë varrezave të fshatit, i dyshuari K.Z., duke drejtuar automjetin e markës ‘’Opel Vectra’’, ka shkaktuar aksident trafiku, në atë mënyrë që duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe kalon në shiritin e kundërt të lëvizjes, ku me pjesën e parë të automjetit, e godet në pjesën e parë automjetin tjetër, të markës ‘’Mercedes’’, të cilin e drejtonte tani i ndjeri G.S., i cili pëson lëndime vdekjeprurëse.

I ndjeri është dërguar në Qendrën Emergjente, pa shenja jete, ndërsa, përpos dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tre (3) pasagjerë, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Prokurori kujdestar, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i viktimës, të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, me qëllim të hetimit të kësaj çështje penale, si dhe, ndaj të dyshuarit ka parashtruar kërkesën për paraburgim në afat prej 30 ditësh, për të cilën pritet që brenda afatit ligjor të vendosë Gjykata Themelore në Gjilan.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori