Kërkohet nga Policia e Kosovës, Blerina Maloku e cila është e dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas një njoftimi të policisë thuhet se Maloku është e lindur më 21.02.2004 me vendbanim në fshatin Samadrexhë-Vushtrri.


“Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, e dyshuara shpallet në KËRKIM nga Policia e Kosovës, referuar autorizimit të Prokurorisë drejtuar Policisë së Kosovës, Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë që të publikojë fotografitë e të pandehurës nën dyshimin e bazuar se e njëjta, duke vepruar si bashkëkryerës ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Personi që kërkohet është: Blerina Maloku e lindur me 21.02.2004, shqiptare/kosovare me vendbanim në fshatin Samadrexhë-Vushtrri”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/