LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet ndëshkimi i drejtorëve dhe presidentëve të Juventusit e Napolit

Kërkohet ndëshkimi i drejtorëve dhe presidentëve të Juventusit e Napolit

Prokuroria e FIGC thuhet se ka kërkuar gjoba dhe pezullime për klubet e Serisë A, drejtorët dhe presidentët e përfshirë në fitimet kapitale, e aty janë edhe Andrea Agnelli e Aurelio De Laurentiis.

Klubet e Serie A dhe Serie B, duke përfshirë gjigantët italianë Napoli dhe Juventus, akuzohen për rritje të kostos së lojtarëve gjatë afateve të kaluara të transferimeve.


Mëngjesin e sotëm është mbajtur seanca e parë për këtë çështje, ku Prokuroria Federale ka kërkuar gjoba për klubet dhe pezullime për drejtorët dhe presidentët e tyre.

Shumë gabime gjatë këtij edicioni - Serie A merr vendim të ri rreh VAR-it
Lexo po ashtu Shumë gabime gjatë këtij edicioni - Serie A merr vendim të ri rreh VAR-it

Sipas La Gazzetta dello Sport, Prokurori Federal kërkoi një gjobë prej 800,000 euro për Juventusin, si dhe pezullime për presidentin e tyre Andrea Agnelli (një vit), Federico Cherubini (gjashtë muaj e 20 ditë), Pavel Nedved dhe Maurizio Arrivabene (tetë muaj) dhe ish-drejtori i Biankonerëve Fabio Paratici (16 muaj e 10 ditë).

Sa i përket Napolit, prokurori kërkoi pezullim prej 11 muajsh e 5 ditësh për presidentin Aurelio De Laurentiis, gjashtë muaj e dhjetë ditë për gruan e tij, djalin Edoardo, vajzën e tij Valentina dhe nëntë muaj e 15 ditë për drejtorin gjeneral të klubit Andrea Chiavelli.

Klubet e Serie A që u zhgënjyen në afatin e janarit
Lexo po ashtu Klubet e Serie A që u zhgënjyen në afatin e janarit

Klubit do t’i kërkohet të paguajë një gjobë prej 329,000 euro. Sampdoria , Empoli dhe Genoa janë klubet e tjera të Serie A të përfshira në gjyq dhe u është kërkuar të paguajnë përkatësisht 195,000, 42,000 dhe 320,000 euro.

Presidenti i Toskanëve, Fabrizio Corsi gjithashtu mund të përballet me një pezullim prej 22 muajsh e 15 ditësh. Parma dhe Pisa (Seria B) do të përballen vetëm me gjoba të mundshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori