LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet llogari për dështimin e bisedimeve për reforma në mediume

Kërkohet llogari për dështimin e bisedimeve për reforma në mediume

Shoqatat e gazetarëve në Maqedoni kanë kërkuar takim me kreytarin Gjorge Ivanov, kryetarin e kuvendit, Trajko Veljanoski, dhe liderët e katër partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto shoqata kërkojnë sqarime përse kanë dështuar bisedimet për reformat në mediume dhe u bëjnë thirrje liderëve politik të respektojnë Marrëveshjen e Përzhinos, ku janë përfshirë edhe reformat në mediume.


Ata insistojnë që SHBA-të dhe BE-ja të përfshihen në bisedimet, si edhe deri tani, kurse propozimi i tyre të jetë baza nga ku do të kërkohet një zgjidhje. Shoqatat e gazetarëve janë të vendosur që të shfrytëzojnë të gjitha të drejtat demokratike për të bërë trysni për reformat në mediume, nëse nuk do të arrijnë që t’i ulin liderët politik në tavolinë.

Në këto shoqata përfshihen Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e Gazetarëve, Instituti Maqedonas për Media, Këshilli për Etikë të mediumeve dhe Instituti për Studime Komunikimi./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Lajme
Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Lajme
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Kalo në kategori