Ka përfunduar një tjetër sesion trajnimi për policët e rinj praktikantë, të cilët edhe e kanë dhënë betimin për punën e tyre.

Gjatë betimit solemn, policët e rinj e shkelën kushtetutën duke mos e përmendur emrin kushtetues të shtetit, Maqedonia e Veriut.


"Betohemi se do të respektojmë ligjet dhe kushtetutën e Maqedonisë, si dhe standardet dhe etikën e policisë", dëgjohen duke thënë njëzëri policët e rinj.



Pamjet nga ky betim i policëve të rinj janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe janë komentuar me të madhe.

Deri në këto momente nuk ka reagim zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndryshe, muajin e kaluar në Akademinë Policore në Idrizovë në mënyrë solemne u promovuan 496 zyrtarë të rinj policorë nga gjenerata 2025-2026./Telegrafi/

*Foto: Arkiv