LAJMI I FUNDIT:

Kërkohen vija të kuqe në dialogun Kosovë – Serbi (Video)

Kërkohen vija të kuqe në dialogun Kosovë – Serbi (Video)

Derisa presidenti i vendit, Hashim Thaçi është në Bruksel, për të negociuar me homologun e tij serb, Aleksandër Vuciq, në Kosovë bëjnë apel që të mos-dialogohet pa vija të kuqe. Madje, për temën e kufijve, kërkohet që të mos-flitet fare në Bruksel.

Në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, po kërkohet që të vihen vija të kuqe e jo përkufizime kohore.


Ish-kryenegociatorja e Kosvës në Bruksel, Edita Tahiri, përmes telefonit për RTV Dukagjinin, tha se  thotë se vija kryesore, duhet të jetë, mos hapja e temës së kufijve.

“Dialogu është një proces afatgjatë. Në këtë fazë Kosova duhet të konsolidohet, në kuptimin e unitetit për këtë dialog autorizimi i delegacionit por edhe te platformës por edhe te vijave te kuqe. Vija kryesore e kuqe është në dialog të mos debatohet për kufijtë, për sovranitetin për Pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Edita Tahiri.

Një dialog me platformë dhe me vija të kuqe po e sheh të pashmangshëm edhe Jeta Krasniqi nga KDI, pasi sipas saj në të kundërtën mund të vijmë në situatën e njëjtë sikurse ne demarkacionin me Malin Zi.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos të përsërisim atë që ka ndodhur me demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Duke konsideruar se dialogu është një proces i lartë i interesit shtetëror, ne duhet të kemi një platformë për bisedimet Kosovë – Serbi, ku përcaktohen temat e diskutimit, vijat e kuqe, ekipi neguciues, e më pas këto të votohen në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Jeta Krasniqi nga KDI.

Ndryshe, opozita së fundmi, dështoi të votoi një rezolutë, që do t’i kërkonte Presidentit që të mos flas për kufijtë, në bisedimet në Bruksel./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori