LAJMI I FUNDIT:

Kërcejnë mbi vetura, “lahen” me shampanjë – as coronavirusi nuk po i ndalë turistët në Mallorca

Kërcejnë mbi vetura, “lahen” me shampanjë – as coronavirusi nuk po i ndalë turistët në Mallorca

Lufta kundër pandemisë së coronavirusit nuk e ka frikësuar një numër të madh të turistëve të cilët janë argëtuar në maksimum në restortin turistik në bregdetin spanjoll – më saktësisht në Mallorca.

Pamjet amatore tregojnë se si në Calvia ka mbizotëruar alkooli dhe një numër i madh pushuesish që ishin mbledhur përreth pishinës, ku me raste “laheshin” me shampanjë, transmeton Telegrafi.


Vërehet qartë se nuk është respektuar distanca sociale si dhe askush prej tyre nuk është parë duke bartur maskë mbrojtëse, edhe pse shumë shtete tashmë e kanë bërë të obligueshme bartjen e saj madje edhe nëpër plazhe.

Banorët lokalë nuk janë të kënaqur për këtë dhe janë të mllefosur në policinë, që sipas tyre nuk po bën mjaftueshëm që të ndalë ahengje të tilla që mund të jenë vatra të reja të coronavirusit.

Turistët britanikë kanë nervozuar banorët e Magalufit në Spanjë, ku janë parë nën ndikim të alkoolit duke kërcyer mbi vetura, gjithashtu në grupe të mëdha janë parë duke kënduar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori