LAJMI I FUNDIT:

Kerasani triumfon ndaj Boreas

Kerasani triumfon ndaj Boreas
LAS VEGAS, NV - MARCH 11: A basketball hoop, net and backboard are shown before the championship game of the Pac-12 Basketball Tournament between the Arizona Wildcats and the Oregon Ducks at T-Mobile Arena on March 11, 2017 in Las Vegas, Nevada. Arizona won 83-80. (Photo by Ethan Miller/Getty Images)

Kerasan Prishtina ka arritur edhe fitoren e tretë të stinorit në Superligë, në njërin ndër stinorët që po del të jetë më i suksesshmi për ekipin e ri prishtinas.

Epërsia e krijuar në çerek të parë të ndeshjes, është treguar të jetë vendimtare për Kerasanin që po drejtohet nga Dritëro Sefaja, 20-32.


Më pas përkundër se Borea bëri gjithçka për të shkrirë epërsinë po edhe për të fituar, njofton Borozani.

Mirëpo, deri në minutën e fundit kjo nuk u arrit dhe kështu prishtinasit dolën triumfues në Karagaç, me dallim tri pikë, 89-92.

Alban Latifaj ka shënuar 30 pikë, tetë asistime e shtatë kërcime për Kerasanin në fitore, ndërsa Kujtim Sadiku ka shtuar 25 pikë e 6 kërcime e Rinor Ahmeti 23 pikë, 8 kërcime në këtë fitore të madhe të ekipit.

Te ekipi i ri pejan, 29 pikët e Sami Hajzerit bashkë me 10 asistime e nëntë kërcime, si dhe 20 pikët e pesë asistimet e Shpend Gashit nuk mjaftuan për të ndalë Kerasanin.

Kjo ka qenë fitorja e tretë për Kerasanin këtë stinor që tash ka bilanc 3-8, ndërsa Borea ka bilanc 2-9.