LAJMI I FUNDIT:

Keni një erë të çuditshme dhe të mprehtë. Çfarë ju tregon trupi juaj?

Keni një erë të çuditshme dhe të mprehtë. Çfarë ju tregon trupi juaj?

Nëse era nuk zhduket, konsultohuni me mjekun

Era e mprehtë dhe e thatë e urinës tregon dehidrim sepse është shumë e përqendruar, kështu që ngjyra e saj është e errët dhe aroma është e fortë ”, shpjegon dr. Natalia Meimaris, profesoreshë e gjinekologjisë në Universitetin e New York-ut.


Rritni hidratimin duke pirë ujë ose lëngje (por shmangni kafenë, sepse zvogëlon ujin nga trupi) dhe aroma e pakëndshme së shpejti duhet të zhduket, transmeton Telegrafi.

Sasia e propozuar e konsumimit të ujit është 8-10 gota në ditë për një person mesatar, jo aktiv.

Individët në lëvizje, atletët dhe njerëzit e ekspozuar ndaj temperaturave të larta duhet të rrisin konsumimin e ujit, për të shmangur dehidratimin.

Shumica e ujit filtrohet nga gjaku, ri-absorbohet dhe riqarkullohet disa herë nga veshkat. Uji i tepërt dhe mbetjet e tretura bëhen në urinë dhe eliminohen nga trupi gjatë urinimit.

Sasi të tjera shtesë të ujit vazhdimisht humbasin përmes djersitjes, frymëmarrjes dhe me jashtëqitje.

Kur humbet shumë ujë nga trupi, organet, qelizat dhe indet nuk arrijnë të funksionojnë siç duhet, gjë që mund të çojë në komplikime të rrezikshme.

Bakteret që shkaktojnë infeksionet urinare, diabeti i tipit 2 apo niveli i lartë i sheqerit në gjak, ovulacioni, etj., janë përgjegjëse gjithashtu për erën e rëndë të urinës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori