LAJMI I FUNDIT:

Keni mësuar diçka të re: tri gjëra pozitive që mund t’ju sjellë ndarja

Keni mësuar diçka të re: tri gjëra pozitive që mund t’ju sjellë ndarja

Në shumë situata, një ndarje është vendimi i duhur dhe gjërat pozitive që ju presin pas kësaj do të eliminojnë të gjithë stresin që ju ka sjellë marrëdhënia problematike

Nëse sapo jeni ndarë me një person dikur të dashur dhe mendoni se jeta juaj po prishet, kushtojini vëmendje tekstit në vijim, sepse ne ju zbulojmë se çfarë dobie ju sjell ndarja, transmeton Telegrafi.


Ndarja ju mëson të ndiqni ndjenjat tuaja

Nënvetëdija dhe intuita juaj janë ato që nuk do t’ju zhgënjejnë kurrë. Ato marrin “impulse” që ende nuk kanë arritur në pjesën tuaj të ndërgjegjshme të mendjes.

Pra, nëse instinkti juaj ju tregon se ndarja është e duhur, edhe nëse në fillim duket e dhimbshme, dëgjojeni atë.

Dalja nga zona juaj e rehatisë hap mundësi të reja për ju

Nëse jeni në një lidhje që vendnumëron, ndoshta po e humbni mundësinë për të qenë vërtet të lumtur me dikë tjetër. Nëse jeni të kënaqur me mesataren, kurrë nuk do të dini nëse mund të bëni më shumë.

Prishja e një marrëdhënieje të gjatë që nuk funksionon do të ketë një efekt çlirues në mendjen tuaj dhe se dalja nga zona e rehatisë do t’ju hapë horizonte të reja.

Ju jeni në prag të gjetjes së personit që është ideal për ju

Nëse personi me të cilin keni qenë në një lidhje ju ka penguar në ndonjë mënyrë që të jeni ai që jeni, kur ndaheni, keni një shans të takoni dikë që do t’ju lejojë të shkëlqeni vërtet dhe të jeni vetvetja.

A dëshiron vërtet të jesh diçka më pak se versioni më i mirë i vetes me dikë që dashuron? /Telegrafi/