LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarja Sinead O’Connor shkon me tuta ngjyrë rozë në varrimin e djalit të saj

Këngëtarja Sinead O’Connor shkon me tuta ngjyrë rozë në varrimin e djalit të saj

Këngëtarja Sinead O’Connor bëri homazhe për djalin e saj të ndjerë sot (e shtunë), ndërsa u pa e veshur me tuta ngjyrë rozë në funeralin e 17-vjeçarit të vetëvrarë para disa ditësh.

Shane u varros pas një ceremonie të ndjekur nga 50 vajtues, duke përfshirë babain e tij Donal Lunny, në varrezat dhe krematoriumin Newlands Cross në perëndim të Dublinit, shkruan DailyMail.

Sinead, e cila kishte veshur ngjyra të ndezura në përputhje me dëshirat e djalit të saj, shkroi në Twitter menjëherë më pas duke thënë se kjo do t’i kishte pëlqyer djalit të saj.


Këngëtarja irlandeze, 55 vjeçe, shkroi: “Sapo i thamë lamtumirë engjëllit tonë të bukur, Shaney. Ceremoni shumë e bukur mortore. Shane do ta kishte dashur atë”.

Duke iu referuar shprehjes mantra që do të thotë ‘paqe’ që shfaqet në lutjet dhe shkrimet budiste, ajo vazhdoi: “Ai gjithmonë këndonte “Om. Shanti”.

Sinead konfirmoi të shtunën e kaluar se Shane, të cilin ajo e përshkroi si “dritën e jetës së saj”, kishte vrarë veten pasi u arratis nga spitali, në të cilin po monitorohej për vetëvrasje.

Ceremonia mortore erdhi përpara një shërbimi përkujtimor për adoleshentin që do të zhvillohet në Bray, Co Wicklow, nesër (e diel) në mbrëmje.

Sinead, e cila e ndryshoi emrin e saj në Shuhada’ Davitt në vitin 2018, shkroi javën e kaluar: “Djali im i bukur, Nevi’im Nesta Ali Shane O’Connor, vetë drita e jetës sime, vendosi t’i japë fund luftës së tij tokësore sot dhe tani është me Zotin”.

“U prehtë në paqe dhe askush mos e pastë shembullin e tij. Foshnja ime. Të dua shumë. Shpresoj të jesh në parajsë”, shkroi artistja irlandeze.

Shane ishte një nga katër fëmijët e Sinead, së bashku me: Jake Reynolds, Roisin Waters dhe Yeshua Francis Neil Bonadio.

Më vonë ajo publikoi një këngë të Bob Marley-t, të cilën ia dedikoi Shane-it, duke e përshkruar me zemër të thyer djalin e saj si ‘fëmijën e saj me sy blu’ dhe ‘dritën e jetës së saj’.

Ajo shkroi: “Kjo është për Shaney-n tim. Drita e jetës sime. Llamba e shpirtit tim. Foshnja ime me sy blu”.

“Ti do të jesh gjithmonë drita ime. Ne do të jemi gjithmonë bashkë. Asnjë kufi nuk mund të na ndajë”, shkroi tutje ajo.

Shane u zhduk javën e kaluar dhe u pa për herë të fundit në Tallaght, në jug të Dublinit, të premten.

Sinead kërcënoi Spitalin “Tallaght” me një padi nëse ‘do i ndodhte diçka djalit të saj’, duke pretenduar se djali i saj u zhduk nga spitali ndërsa ishte në monitorim për shkak të rrezikut të tentim-vetëvrasjes.

Policia konfirmoi të shtunën se kërkimi për Shane-n ishte ‘ndalur’ pasi u gjet një trup.

Një zëdhënës tha: “Pas gjetjes së një trupi në zonën Bray të Wicklow të premten, 7 janar 2022, një apel për kërkimin e personit të zhdukur Shane O’Connor, 17 vjeç, u stopua”.

Përfaqësuesi për media i këngëtares Sinead tha: “Për fat të keq, ne mund të konfirmojmë vdekjen e Shane O’Connor. Ne kërkojmë me mirësjellje respekt dhe mirëkuptim për Sinead, babanë e Shane dhe familjen e Shane në këtë moment të vështirë”. /Telegrafi/