Këngëtarja e njohur i rikthehet muzikës

Duffy ka publikuar projektin e parë muzikor pas pesë vitesh mungesë.
Krijuesja e hitit “Mercy” i ka befasuar fansat e saj duke publikuar këngën e re, të titulluar “Whole Lot Of Love”, përmes llogarisë së saj në Facebook.
Kjo këngë, e cila shënon këngën e parë të bukuroshes bionde që pas “Well Well Well” në vitin 2010, do të jetë gjithashtu kolonë zanore e filmit ku ajo do të marrë pjesë, “Legend”.
Duffy hyri në industrinë muzikore në vitin 2008 me hitet e saj “Rockferry” dhe “Mercy”, të cilat kanë kryesuar klasifikimet muzikore në mbarë botën.
Dy vjet më pas, ajo publikoi albumin e dytë “Endlessly”, por për shkak të kritikave të shumta që mori, ajo mendoi të shkëputej për disa kohë nga muzika.
Në pesë vitet e fundit, ylli u fokusua në karrierën e saj si aktore, por duket se ajo i është rikthyer përsëri dashurisë së vjetër për muzikën. /TCH/Telegrafi/



















































