Këngëtari Labinot Tahiri premton një fond prej 10 mijë euro për Shkupin (Video)

Këngëtari Labinot Tahiri, që së fundmi është bërë i njohur me aktivitetet e tij humane, duke ngushëlluar viktimat e përmbytjeve në Shkup, bën thirrje për ndihmë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Përmes një videomesazhi, Tahiri bën thirrje për solidarizim dhe premton mbledhjen e një fondi prej 10 mijë eurove.
“Unë me shoket e Estrades dhe popullaten do ti mbledh 10.000 per ndihma ne SHKUP! Familjeve ngushllime te sinqerta per ata 10 Shqiptarë dhe viktima te tjera….!”, shkruan Labinot Tahiri./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































