LAJMI I FUNDIT:

Kënga e re nga Dua Lipa dhe Silk City bëhet e disponueshme tani edhe për Kosovën

Kënga e re nga Dua Lipa dhe Silk City bëhet e disponueshme tani edhe për Kosovën
Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, i bën kudo krenarë shqiptarët me suksesin e saj.

Pak ditë më parë, ajo solli bashkëpunimin e saj më të ri me Silk City, Diplo dhe Mark Ronson.


Foto: Dua Lipa/Instagram

“Electricity” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është pritur mirë nga fansat, dhe në vetëm pak ditë ka arritur shifrën e afro 10 milionë klikimeve në YouTube.

Kjo këngë është pëlqyer edhe nga shqiptarët, ndonëse në fillim me lansimin e saj, jo gjithçka shkoi mirë.

Dua Lipa dhe i dashuri i saj publikojnë një kolazh fotografish ku shfaqen në çaste intime me njëri-tjetrin
Lexo po ashtu Dua Lipa dhe i dashuri i saj publikojnë një kolazh fotografish ku shfaqen në çaste intime me njëri-tjetrin

“Electricity” e cila menaxhohet në YouTube nga kanali Vevo, nuk ishte e disponueshme për Kosovën.

Me të klikuar videon, shqiptarët nga Kosova e kishin të pamundur ta shikonin atë, kjo ngase që në start videoja i paralajmëronte për mos-hapjen për shkak të lokacionit ku ata ndodhen.

Kënga “Electricity” deri pak ditë më parë ishte e ndaluar të shikohej në Kosovë (Foto: SC/Electricity/YouTube)

Krejt kjo ndodh për faktin se platformat e mëdha digjitale si Vevo nuk e njohin Kosovën si treg, ashtu si dhe shumë tjera, ngase fitimet nga YouTube në të tilla shtete janë aq të vogla, sa nuk vlejnë për t’i bërë publike videot në fjalë.

Mirëpo, me të parë këtë gjë, duket se stafi i Dua Lipës ka ndërhyrë duke i kërkuar Vevo-s që ta bëjë të disponueshme këngën “Electricity” edhe për Kosovën, kjo ngase këngëtarja shqiptare ka shumë fansa këtu.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Dhe një kërkesë e tillë mesa duket është aprovuar, kjo ngase tani të gjithë shqiptarët e Kosovës kanë mundësinë ta shikojnë dhe klikojnë këngën “Electricity” nga Dua Lipa, Silk City, Diplo dhe Mark Ronson. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori