Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, po rikthehet me këngë të re pas një pauze të gjatë.

Ajo ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që do të jetë një bashkëpunim me reperin e njohur, Nush.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet disa postimeve që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Fjolla Morina (Foto: Screenshot/Instagram)

Derisa ka hedhur disa video e fotografi provokuese, zeshkania zbulon pak nga prapaskenat e këtij videoklipi.

Pas afro dy vitesh shkëputje nga muzika, Fjolla Morina paralajmëron rikthimin me këngë të re Pas afro dy vitesh shkëputje nga muzika, Fjolla Morina paralajmëron rikthimin me këngë të re

“Po vjen”, ka shkruar ajo duke etiketuar edhe artistin Nush.

Fjolla Morina (Foto: Screenshot/Instagram)

Ky duket se është dueti i parë i dyshes së njohur që besohet se do të pritet mirë nga publiku.

Reklama

I fundit realizim i Morinës mbetet “Kape” i lansuar saktësisht më 4 shtator të vitit 2020. /Telegrafi/

Reklama