LAJMI I FUNDIT:

Kënga e re e Dua Lipës dhe DaBaby-t shfaqet në ‘billboardet’ e New Yorkut në Times Square

Kënga e re e Dua Lipës dhe DaBaby-t shfaqet në ‘billboardet’ e New Yorkut në Times Square
Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka publikuar së fundmi me klip këngën “Levitating”, në bashkëpunim me DaBaby.

Kënga është pjesë e albumit të saj më të fundit, “Future Nostalgia”, të cilin ajo e publikoi në muajin mars të këtij viti.


Kjo këngë është pritur shumë mirë nga fansat dhe në vetëm pak ditë, ka arritur shifra të larta klikimesh në kanalin YouTube.

“Levitating” është duke u promovuar në platformat më të mëdha muzikore, si dhe në ‘billboard’-et e New Yorkut.

Ka qenë vet artistja Lipa ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram, ku ka shfaqur disa nga momentet kur klipi i saj është shfaqur në ‘Times Square’.

“New York, Times Square, ne jemi duke u ngritur”, shkroi Dua e lumtur për këtë arritje të saj.

Ky vit ka qenë pa diskutim shumë i suksesshëm për artisten nga Kosova, pasi albumi i saj u hyri në histori duke u bërë albumi i parë i një femre që qëndron për dy javë rresht i pari në top listën zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

Magazina
Erjola

Erjola "shpërthen" në lot: Graciano e ka pasur shtëpinë ngjitur dhe më dëgjonte kur ish-partneri më dhunonte

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Adelina Thaçi publikon pamje nga aksidenti ku u lënduan gjashtë persona në Prishtinë: Isha aty afër, mbeta e shtangur me atë që pashë

Adelina Thaçi publikon pamje nga aksidenti ku u lënduan gjashtë persona në Prishtinë: Isha aty afër, mbeta e shtangur me atë që pashë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori