eksperti-banner

Përfaqësuesi italian në festivalin evropian të muzikës ka thyer një rekord.

Francesco Gabbani me këngën “Occidentali’s Karma” do të paraqitet para shikuesve në kryeqytetin ukrainas në Kiev.


Kënga e Italisë këtë vit ka thyer çdo rekord shikueshmërie në YouTube, e cila është shikuar 100 milionë herë, transmeton Telegrafi.

Këtë shifër nuk e ka arritur asnjë këngë e Eurovisionit deri më tani dhe mediat botërore thonë se ky projekt muzikor mund të fitoj edhe festivalin e sivjetmë.

Ndryshe, Shqipërinë në këtë festival do ta përfaqësojë këngëtarja Linda Halimi me këngën “World”. /Telegrafi/