LAJMI I FUNDIT:

Këndoi aq bukur sa nuk e besuan që ishte ‘live’, Ariana Grande vendos t’i kundërpërgjigjet fanses që e akuzoi se po këndon ‘playback’

Këndoi aq bukur sa nuk e besuan që ishte ‘live’, Ariana Grande vendos t’i kundërpërgjigjet fanses që e akuzoi se po këndon ‘playback’
Ariana Grande (Foto: Chip Somodevilla/Getty Images/Guliver)

Ariana Grande ka shpërndarë së fundmi në llogarinë personale në Instagram një video të saj, ku shihet duke performuar gjatë turneut të saj botëror “Sweetener”.

Në një klip të tillë, një fanse u dashurua aq shumë nga vargu i saj vokal sa që ajo vuri në dyshim nëse fituesja e çmimeve “Grammy” ishte në të vërtetë duke kënduar live.


“Duket si playback dhe ndoshta nuk po këndon live”, ka shkruar fansja e re në pjesën e komenteve në postimin e videos, të shtunën, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

“Dua të them që ju jeni një këngëtare e shkëlqyer dhe e dua zërin dhe këngët tuaja, por kjo nuk tingëllon live”, shkruhej më tej.

Këngëtarja e lindur në Florida, 26 vjeçe, vendosi t’i përgjigjet me shpejtësi fanses duke i shkruar.

“Me gjithë respekt, unë mund ta bëja këtë në dhomën tuaj të ndenjes për ju, familje, pa asnjë ndërhyrje ose ndihmë të tingullit. Unë mund ta bëja atë në Teatrin Broadway (dhe e bëra). Mund ta bëj në dush. Në veturë. Është dhurata ime / kjo është arsyeja pse unë jam këtu”, ka shkruar Grande.

Ariana Grande (Foto: Getty Images/Dave Hogan for One Love Manchester/Guliver)

Për të qenë të drejtë dhe të ekuilibruar, të gjitha komentet e tjera rreth këndimit të saj në klip ishin pozitive.

‘Ju jeni e mrekullueshme’, u shpreh një fanse në mbështetje të performancës e saj.

Publikohen përqindjet e ndjekësve të rremë të yjeve në Instagram: Kim Kardashian, Taylor Swift e Ariana Grande në mesin ne tyre
Lexo po ashtu Publikohen përqindjet e ndjekësve të rremë të yjeve në Instagram: Kim Kardashian, Taylor Swift e Ariana Grande në mesin ne tyre

‘Këngëtarja më e madhe absolute në botë … askush nuk e krahason!’, ka shkruar një person tjetër.

Ariana Grande (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Touri Botëror i Ariana Grandes, “Sweetener”, ka nisur më 18 mars me një shfaqje në Albany, New York.

Ajo aktualisht është Evropë, ku planifikon që turneun evropian ta mbyllë në Londër më 16 tetor.

Më pas ajo do të vazhdojë pak edhe në ShBA në nëntor, dhe përfundon me një shfaqje në Los Angeles më 22 dhjetor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Katy Perry emocionohet teksa del në skenë për herë të fundit si juri në “American Idol”, pasi zbuloi në shkurt se po largohej

Katy Perry emocionohet teksa del në skenë për herë të fundit si juri në “American Idol”, pasi zbuloi në shkurt se po largohej

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Magazina
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Kalo në kategori