LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Veprimi i Kurtit me taksën e largoi edhe më shumë me SHBA-në

Kelmendi: Veprimi i Kurtit me taksën e largoi edhe më shumë me SHBA-në

Biznesmeni, Ramiz Kelmendi ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të vendit, Albin Kurti për heqjen e pjesshme të tarifës 100 për qind.

Kelmendi ka thënë se me këtë veprim ai ka larguar edhe më shumë SHBA-të, duke thënë se kryeministri ka detyruar kabinetin e tij të sjellë këtë vendim.


“Qeveria me vendimin e fundit të mbrëmjes, për te hequr së pari taksën per repromateriale e më 1 prill taksen në tërësi dhe vendosur reciprocitet të plotë 100% (Mirë për veshin e popullit apo siç e quajmë popullizëm), porë me këtë vendim edhe njëhere ai u tregoi, ose u tha amerikanëve së unë jam titullari, se unë jam ai të cilin ju duhet ta respektoni dhe të bashkëpunoni me mua detyrimisht. Pra kryeministri detyroi kabinetin të sjelle vendimin që Amerika të rreshtohet krahë kërkesave të Serbisë dhe Rusisë”, shkruan Kelmendi.

Kelmendi tha se duhet mbështetur mocioni i mosbesimit, duke numëruar një numër arsyesh, se pse duhet të mbështetet ky mocion.

“Ndaj mocioni është me vend dhe duhet të kalojë sepse ky vendimë eshtë katastrofal për qytetarët, e sidomos ekonominë (sot SHBA-të dhanë ndihmë Shqipërisë 100 milion dollar, për të luftuar koronovirusin, po neve sa !?) Andaj, këmbëngulë, se mocioni i LDK-së duhet mbështeturë sepse ka shumë hapësirë për të”, shkruan ndër të tjera Kelmendi.

Postimi i plotë:

Veprimi i sontëm i Kurtit me taksën e largoi edhe më shumë me SSHBA-në

– Qeveria me vendimin e fundit të mbrëmjes, për te hequr së pari taksën per repromateriale e më 1 prill taksen në tërësi dhe vendosur reciprocitet të plotë 100% (Mirë për veshin e popullit apo siç e quajmë popullizëm), porë me këtë vendim edhe njëhere ai u tregoi, ose u tha amerikanëve së unë jam titullari, se unë jam ai të cilin ju duhet ta respektoni dhe të bashkëpunoni me mua detyrimisht. Pra kryeministri detyroi kabinetin të sjelle vendimin që Amerika të rreshtohet krahë kërkesave të Serbisë dhe Rusisë.

– Ndaj mocioni është me vend dhe duhet të kalojë sepse ky vendimë eshtë katastrofal për qytetarët, e sidomos ekonominë (sot SHBA-të dhane ndihmë Shqiperisë 100 milion dollar, për të luftuar koronovirusin, po neve sa !?)

Andaj, këmbëngulë, se mocioni i LDK-së duhet mbështeturë sepse ka shumë hapësirë për të.

– Nuk duhet të sanksionohet siguria e qytetarëve nëse pjesa e institucioneve për luftimin e koronovirusit do jetë FSK-Ushtria, po, sepse i takonë të punojë për luftë ndaj masave të pandemisë, sikur shtetet fqinje.

– Nuk duhet rrezikuar uniteti territorial i Kosovës nëse pjesë e kësaj mos të jetë edhe FSK (tani kemi në implementim vendimin e Qeverisë së Serbisë për gjendje të jashtëzakonshme).

– Nuk paraqet rrezik Presidenti i vendit nëse kërkon gjendje të jashtezakonshme (tani do kishim FSK-në, ushtrinë tonë, në tërë territorin e Kosovës me mbeshtetje të KFOR-it).

-Nuk paraqet rrezik as për qeverinë, kryeministrin për pozitat e tyre kushtetuese për kohen sa zgjate gjendja e jashtezakonshme.

-Nuk paraqesin rrezik takimet e ngjeshura në Keshillin e Sigurisë (përveë që përafrohen liderët institucional) përveç nëse dikush ka fobi.

– Nuk paraqet rrezik për gjendjen e luftës me koronavirusin edhe pse Qeveria ishte e rrezikuar vetëm duke dhënë deklarata për shtyp (sepse atë po e bënë Policia, Shëndetësia dhe puntorët e transportit, marketeve, furrave, mullinjëve dhe industrisë).

– Nuk paraqet rrezik edhe për sektorin privat mungesa e qeverisjes aktive (përveç të atyre bisneseve që nderlidhen me tender qeveritarë. Tenderët komunal kalojnë se është aprovuar buxheti).

-Paraqet rrezik vazhdimi i koalicianit sepse raportet ndërmjet liderëve politik të koalicionit janë në një pozitë jashtëzakonishtë të ultë dhe këto raporte nuk mundë të kthehen në gjendjen e besimit të ndërsjellë, pastaj ofendimet që vijojnë me terma të tradhëtive (unë personalisht vlerësojë të gjithe ata që kanë qenë në frontin e luftës apo kanë marrë lëndime gjatë saj).

– Rrezik paraqet nëse deklaratat e mundshme nga anëtarët e kabinetit qeveritarë që edhe mundë të jenë me rëndësi për publikun, ndalohen për tu thënë, anëtarët frikësohen nga shkarkimet e ndryshne, frika nga shkarkimet i bashkërëndon me metodën moniste.

-Paraqet rrezik për marrëdhëniet me SHBA-të, refuzimi apo prolongimi për të akceptuar kërkesat e Amerikës, kjo i bënë dëmë të ardhmes së qytetarëve të Kosovës, ( A mos ndoshta VV nënkupton Vetëvendosje, duke menduar të gjithë jashtë Kosovës, përveç Ambasadave).

-Paraqet rrezik, marrëdhenia me akterët e domosdoshëm ekonomik që ndihmojnë të gjitha qeveritë gjatë të gjitha epidemive, pandemive dhe katastrofave elementare të paraqiten mungesa të artikujve të domosdoshëm (pra kuptimi dhe deklarimi se bizneset janë të lidhura me krimin i bënë kontaktin dhe kërkesën të pamundeshme).

-Paraqet rrezik sepse jemi deshmitarë se pritjeve të gjata për miell pa qenë në krizë pandemike, atëherë ishte dashur që qeveria të intervenoi me këtë produktë që është pjesë e rezervave shtetërore.

-Sygjerojëj që panika dhe nxitja e panikës nuk ka vend, kujdesë të shtuar familjarë Po, por edhe nxitja për të treguar dhe nxiturë panikë jo pa baza faktike materiale jo.

Me respekt;

Ramiz Kelmendi

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori